Date of Award

Winter 12-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

First Advisor

Hazir Çadraku

Language

Albanian

Abstract

Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë në Kosovë. Përkundër sfidave, ky sektor ka vazhduar të zgjerohet edhe gjatë krizave ekonomike dhe politike në Kosovë. Sektori i ndërtimtarisë vazhdon të jetë një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Kosovë për nga sektoret private, mirëpo siguria në fushën e ndërtimtarisë vazhdon të jetë një pikë e ndjeshme. Lëndimet e madje edhe aksidentet fatale në fushën e ndërtimtarisë vazhdojnë të ndodhin në numër të konsiderueshëm. Është më se normale që kompanitë ndërtimore të jenë të fokusuara në përfitime sa më të mëdha të mëdha financiare, por assesi nuk duhet të injorohen rreziqet potenciale për puntorët në vendpunishte. Në mënyrë që këto rreziqe të jenë sa më të vogla, kompanitë ndërtimore duhet t’i përmbahen rregullave të parapara për sigurinë në punë në sektorin e ndërtimtarisë. Këto rregulla janë të hartuara nga qeveria dhe përbëjnë bazën ligjore të sigurisë në punë vendit tonë. Në këtë punim do të shtjellohet qështja e sigurisë në punë në sektorin e ndërtimtarisë në Kosovë, si dhe krahasimi i bazës ligjore vendore me direktivat e BE-së mbi mborjtjen dhe sigurinë në punë në sektorin e ndërtimtarisë. Një pjesë e të dhënave janë marrë nga raporti i Inspektoriatit të Punës së Republikës së Kosovës mbi sigurinë në punë në sektorin e ndërtimtarisë në secilin qytet të Kosovës. Nga këto të dhëna mund të shihet se shifrat janë mjaft alarmante dhe shqetësuese për puntorët të cilët punojnë në këtë sektor. Zbatimi i rregulloreve të punës është një ndër faktorët kyq sa i përket kujdesit, sigurisë dhe shëndetit të puntorëve. Prandaj, në vazhdim të këtij punimi modest, do të mundohemi të trajtojmë këtë problematikë të ndjeshme në fushën e ndërtimtarisë në Kosovë. Duke ditur se Kosova nuk është pjesë e BE-së, është lehtë të kuptohet se baza ligjore mbi sigurinë në punë në Kosovë dallon nga direktivat e BE-së për mbrojtjen dhe sigurinë në punë. Rrjedhimisht, në vazhdim të këtij punimi do të paraqiten edhe direktivat e BE mbi sigurinë në punë. Në pjesën e fundit të punimit do të bëhen krahasimi i direktivave të BE me bazën ligjore të Republikës së Kosovës për mbrojtje dhe siguri në punë në sektorin e ndërtimtarisë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.427

Included in

Engineering Commons

Share

COinS