Date of Award

Winter 1-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Blerton Abazi

Language

Albanian

Abstract

Teknologjia e Cloud Computing gjatë viteve të fundit ka pasur një zhvillim të hovshëm, dhe me evoluimin e saj ka gjetur zbatim në gati shumicën e aplikacioneve apo platformave. Sot shumica e aplikacioneve si në web apo në platformat mobile mbështeten në infrastrukturat që ofrohen nga kompanitë e ndryshme në fushën e Cloud siç është AWS, Google Cloud Platform, Microsoft Azure etj.

Mirëpo me zhvillimin e Cloud si dhe me vendosjen e të dhënave në të, ngriten dy çështje mjaft të ndjeshme siç janë siguria dhe privatësia e të dhënave.

Siguria e të dhënave ka qenë vazhdimisht një çështje e rëndësishme në teknologjinë e informacionit. Në mjedisin e cloud computing, kjo çështje bëhet veçanërisht serioze sepse të dhënat ndodhen në vende të ndryshme edhe në të gjithë globin. Ky studim është shqyrtimi i teknikave dhe sfidave të ndryshme të sigurisë nga aspekti i softuerëve dhe i harduerëve për mbrojtjen e të dhënave në cloud dhe synon rritjen e sigurisë së të dhënave dhe mbrojtjen e privatësisë për mjedisin e besueshëm të cloud. Në këtë punim, ne bëjmë një analizë krahasuese të hulumtimit të punës ekzistuese kërkimore në lidhje me sigurinë e të dhënave dhe teknikat e mbrojtjes së privatësisë të përdorura në cloud computing.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1715

Share

COinS