Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

Language

Albania

Abstract

Qëllimi i punimit tim të diplomës ka qenë studimi i periudhave të arkitekturës klasike deri tek ato moderne dhe bashkëkohore në projektimin e vilave. Si qëllim ka qenë ndërthurja e elementeve praktike dhe teorike duke filluar nga periudhat e hershme kur kan filluar të marrin formë vilat si objekte arkitektonike e deri tek periudhat e vonshme. Në fillim kam analizuar format e hershme arkitektonike dhe funksionin e pastaj zhvillimin e këtyre formave dhe diferencat ndërmjet vilave të kohës së hershme dhe atyre të kohës bashkëkohore. Dallimet e tyre si nga ana arkitektonike, poashtu dhe nga ana funksionale. Çfarë i ka paraprirë këtyre ndryshimeve dhe përse, cila ishte arsyeja,sidhe qëllimin e projektimit të këtyre objekteve. Së dyti kam analizuar lokacionin-terrenin si dhe zonën klimatike se ku janë ndërtuar këto objekte. Në këtë rast vie në përfundim se të gjitha këto luajnë rol të madh në zgjidhjen funksionale por edhe atë estetike varësisht nga lokacioni dhe klima se ku janë paraparë për ndërtim vila, sepse lokacioni-terreni e percakton zgjidhjen arkitektonike (në rastin tim Vilë Luksoze). Së treti në materializimin e këtyre objekteve se çka ndikon, dhe si përfundim kam nxjerrur se materializimi i tyre duhet të jetë në harmoni me mjedisin që e rrethon. Në këtë rast objekti të bashkëveprojë dhe të ketë ndërthurje me ambientin e jashtëm, por dhe ambienti i jashtëm aty ku ka mundësi të inkorporohet edhe brenda tij, pra të bëjmë një lidhje mes objektit dhe natyrës. E fundit por jo më pak e rëndësishme ka qenë pas gjithë analizave të bëra përzgjedhja e formës ideale, ku në secilin rast jam diktuar nga vetë lokacioni të cilin une kam përzgjedhur ta projektoj – rasti i një vile luksoze. Duke u nisur nga vetë lokacioni, formës së objektit i ka paraprirë zgjidhja sa më adekuate e funksioneve të vilës si dhe shpërndarja e tyre në proporcion me hapësirën se ku kam planifikuar ta projektoj.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.833

Included in

Architecture Commons

Share

COinS