Date of Award

Spring 3-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Selman Haxhijaha

Language

Albania

Abstract

Ky punimi diplome shtjellon fazat e përgatitjes së një pakete të protokollit të internetit për implementim nëpër rrjetat telekomunikuese dhe më gjerësisht në sistemin IPTV, arkitekturën e thjeshtuar të një sistemi IPTV dhe si rast studimi është marrur implementimi i IPTV-së në Post dhe Telekomin e Kosovës si ndërmarrja më e madhe në tregun telekomunikues në vendin tonё. PTK si teknologji të transmetimit të televizionit ka zgjedhur teknologjinë IPTV nëpër DSL, pasi që ajo eliminon nevojën e një rrjeti sekondar përgjatë rrjetit ekzistues (twisted-pair network). Tani kemi kanalet televizive që na sigurojnë informacione 24 orë në ditë dhe në anën tjetër ndihmën e Internetit për komunikime dhe shërbime komerciale. Televizioni dhe Interneti së bashku më në fund kanë konvergjuar në një teknologji të përbashkët duke krijuar IPTV –në (Internet Protocol Television–IPTV). Ekzistojnë disa ndryshime në mes të IPTV –së dhe video IP –së. Edhe pse të dy termet janë shumë të ngjashme, ekziston një dallim themelorë në mënyrën se si tregu i përdorë këto dy terme. IPTV mund të përdoret si term nga ofruesit e shërbimeve komerciale për qasje shumë më të madhe për parapaguesit dhe ofron një numër të kanaleve TV me pamje të ngjashme me ato të televizionit standard. Video IP është më tepër e lidhur me ueb faqe dhe portale, duke ofruar përmbajtje shkarkuese dhe, në disa raste, edhe programe televizive dhe filma të shkarkuar sipas porosisë.Nëse ajo ka një numër të caktuar të kanaleve dhe kualitet të pranueshëm, mund të quhet IPTV. IPTV është teknologji e re që mundëson menaxhim më fleksibil të përmbajtjes dhe mundëson ndërlidhje të drejtë për drejtë me përmbajtjen burimore, duke përmirësuar veten përmes sistemeve për riveprim dhe planifikimin për të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.1636

Share

COinS