Date of Award

Summer 7-2014

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Mechatronics, System Engineering and Robotics

First Advisor

Muzafer Shala

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi dhe motivi për të punuar në këtë temë diplome të nivelit “Bachelor” të titulluar “Prodhimi i Energjisë së Ripërtërishme- Panelet Solare” (ang., Renewable Energy Production - Solar Panels) rrjedh nga fakti i nevojës aktuale për të pas njohuri në këtë fushë shumë të rëndësishme për faktin se nevojat dhe kërkesat e konsumit të energjisë elektrike rriten dita ditës kurse prodhimi i energjisë nga burime fosile jo të ripërtërishme nuk mund t’i plotësojë kërkesat në rritje, dhe nuk mund të konsiderohen zgjidhje e këtij problemi global dhe lokal sidomos kur mbahet parasysh fakti se e ndotin ambientin në masë të madhe. Arsye shtesë për t’u përcaktuar për këtë temë është edhe fakti se investimi në projekte të gjelbra, përkatësisht, në shfrytëzimin e burimeve alternative të ripërtërishme dhe të padëmshme për ambientin është në mesin e prioriteteve dhe direktivave të Bashkimit Evropian. Në këtë punim diplome shpjegohen burimet e ripërtërishme, potenciali botërorë dhe kapaciteti aktual i prodhimit të energjisë së ripërtërishme, teknologjitë dhe trendët ekonomike relevante pastaj, më theks të veçantë analizohet shfrytëzimi i energjisë solare për prodhim e energjisë elektrike, pra shqyrtohet sistemi i funksionimit të paneleve solare për përfitim të energjisë elektrike: aspekti fizik dhe teknologjik i këtij sistemi, lloji dhe vetitë fiziko-kimike të materialet gjysmëpërçuese që përdoren në qelizat fotovoltaike. Gjatë punimit të temës kam përdorur metoda analitike dhe sintetike, kam shfrytëzuar një numër të gjerë të literaturës dhe burimeve të informacioneve relevante në internet, në ueb faqe të ndryshme shkencore dhe profesionale të nivelit nacional dhe internacional. Kam përdorur softuerët e avancuar profesional për modelim dhe simulim: “Matlab” dhe “Solid Works”. Kam konsultuar Shoqatën për Energji të Ripërtërishme të Kosovës si dhe Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës. Në këtë punim kam paraqitur vetëm informacionet dhe të dhënat e sakta nga burime kredibile dhe shkencore të zgjedhura me kujdes dhe të adaptuara për nevojat relevante me temën. Si konkluzion: Kosova ka potencial të mirë të disa burimeve të ripërtërishme dhe duhet të investohet në këtë aspekt në projekte individuale dhe kolektive. Në punim më tutje, paraqitet më hollësisht arsyeshmëria e investimeve në fjalë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2014.197

Share

COinS