Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Përderisa kohë më parë përpjekjet për të arritur komunikimin krahas email-it ishin të mëdha, sot janë të mëdha përpjekjet për të shmangur email-et e padëshiruara të njohura si spam email. Në këtë punim u diskutuan karakteristikat e komunikimit me email, fenomeni spam, përpjekjet për detektimin e spam email-it dhe gjithashtu u përmbledhën disa dëme e benefite që sjell ky fenomen. Ndërsa duke u bazuar në fjalët që shkaktojnë spam është realizuar një hulumtim ndërmjet tri shërbimeve të email-it se sa arrijnë filtrat anti-spam të tyre të detektojnë email-in si spam në bazë të përmbajtjes së mesazhit. Së fundmi u diskutuan këto rezultate duke u dhënë ca përfundime se cilat do të ishin mënyrat më të mira për t’iu shmangur ne si individë apo si ndërrmarrje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1712

Share

COinS