Date of Award

Spring 5-2019

Document Type

Thesis

Department

Journalism, Media and Communication

First Advisor

Musa Sabedini

Language

Albanian

Abstract

Tema e titulluar : “Censura dhe autocensura në mediat online kosovare dhe si manifestohet ajo” , mendoj se ka një dobi të pritshme për faktin se zhvillimi i medieve online nuk mund të mendohet pa këto dy elemente profesionale. Punimi im andaj e rritë nivelin e dijes për të kuptuar më qartë, më saktë dhe më me kompetencë fenomenin e censurës dhe autocensurës në mediet online. Përmes këtij punimi të diplomës do të njohim më mirë dhe më afër esencën e censurës, si shfaqet ajo, kush ndikon që censura të jetë e pranishme në mediet online. A janë shkrimet e portaleve të censuruara në raste të veçanta. E tërë kjo duke ofruar shembuj të portaleve kryesore dhe duke bërë krahasime ditore e javore ku edhe mund të nxjerrim përfundime të duhura se deri në çfarë mase censura depërton në mediet online. Edhe autocensura është e rëndësishme për këtë punim diplome. Ajo fatkeqësisht është e pranishme tek një shtresë e mirë e gazetarëve të cilët këtë koncept e bartin edhe nëpër mediet online. Autocensura duhet të trajtohet drejtë, në mënyrë korrekte dhe pa anime.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.122

Included in

Communication Commons

Share

COinS