Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Engineering Management
First Advisor
Vehebi Sofiu
Language
Albanian
Abstract
Energjia është një ndër konceptet që dominon botën moderne. Ajo ka ndikimin bazë në shumë aspekte të jetës sonë, prandaj është tejet e rëndësishme t’i kushtohet rëndësi e veqantë kësaj tematike. Një ndër faktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ngritjes së mirëqenies së shoqërisë padyshim se është siguria e furnizimit me energji. Furnizimi me energji elektrike në Kosovë mbështetet pothuajse plotësisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%), përkatësisht Kosova për përmbushjen e nevojave të veta energjetike mbështetet ekskluzivisht në linjit, e kjo falë rezervave enorme që disponon vendi ynë. Megjithatë rezultatet e këtij sektori lënë për të dëshiruar, gjë e cila ndërlidhet me ekonominë e varfër të vendit. Sigurimi i furnizimit të qëndrueshëm, cilësor, të sigurtë dhe të pandërprerë me energji elektrike është një prej k`ushteve kryesore për zhvillimin e një vendi. Ky problem është bërë një problem akut në Kosovë dhe kërkon një zgjidhje urgjente, ndonëse është mjaft e kushtueshme për vetë natyrën e investimeve të nevojshme. Megjithëse shikuar nga pikëpamja e bilancit vjetor të prodhimit dhe konsumit të energjisë elektrike Kosova nuk qëndron më keq se vendet e rajonit, por përballet me probleme të mëdha sa i përket sigurimit të kapaciteteve të nevojshme për mbulimin e ‘pikut’ sidomos në sezonën dimërore dhe plotësimin e nevojave për kapacitete rregulluese të sistemit elektroenergjetik. Për tejkalimin e kësaj situate jo të favorshme për vendin tonë, duhet përballur me disa nga sfidat që lidhen me: 1. Kapacitetet gjeneruese të vjetëruara dhe të pamjaftueshme për përballimin e kërkesave të konsumit të energjisë elektrike dhe atyre të balancimit të sistemit elektroenergjetik. 2.Shfrytëzim jo i kënaqshëm i burimeve të ripërtritshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike 3. Ndotjen e lartë mjedisore që është pasojë e aktiviteteve gjeneruese të energjisë nga burimet djegëse fosile dhe nga termocentralet e vjetëruara si dhe 4. Humbjet e larta teknike dhe joteknike në rrjetin e shpërndarjes. Bashkimi Evropian vendosi një seri të caqeve për klimën dhe energjinë që duhet të përmbushen deri në vitin 2020, të njohura si objektivat 20-20-20, të cilat përfshijnë: II Reduktimin e emisionit të gazrave serrë prej së paku 20% nën nivelin e vitit 1990; Prodhim të energjisë elektrike në vlerë deri në 20% nga burimet e ripërtritshme; Reduktimin prej 20% në përdorimin e energjisë primare duke përmirësuar efiçiencën e energjisë. Për të përmbushur këto detyrime, shumë vende europiane kanë miratuar legjislacionin e tyre për të nxitur prodhuesit e energjisë për kalimin në burimet e ripërtritshme të energjisë. Energjia e ripërtritshme është energjia e cila fitohet nga burimet të cilat përtëriten, pra plotësohen, sikurse janë: energjia e erës, e diellit, e ujit, biomasa, energjia gjeotermale etj. Andaj, edhe shtetet e Bashkimit Europian janë të obliguara që deri në vitin 2020, nga i tërë prodhimi i energjisë elektrike 20% të jetë energji e prodhuar nga burimet e ripërtritshme. Për këtë qëllim KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Kosovës) ka angazhuar Vatenfall Europ Power Consult GmbH, për të përpiluar studimin me titull: “Study about Security of Electricity Supply in Kosovo”. Në këtë studim për furnizimin e sigurt me energji elektrike deri në vitin 2030, në mes të tjerash është propozuar që deri në vitin 2030 të instalohen kapacitete të burimeve të ripërtritshme deri në 600 MW, nga e tërë kjo energji instaluese nga energjia e diellit parashihet rreth një e treta e kapaciteteve instaluese. Një studim i përgatitur nga Asociacioni Europian i Industrisë së Fotovoltaikëve (EPIA) ka për qëllim të jap një vizion se si energjia elektrike e prodhuar nga energjia e diellit do të integrohet në sistemin elektroenergjetik. Skenarët më të ri të EPIA për pjesëmarrjen e energjisë elektrike të prodhuar nga fotovoltaikët në vitin 2030 përbëhen nga: - Skenari bazë i cili parashikon që 4% të kërkesës së energjisë elektrike në BE të sigurohet nga sistemet fotovoltaike në 2020 dhe 10% në vitin 2030. (vizita studimore) - Skenari i përshpejtuar i cili parashikon që 8% të kërkesës së energjisë elektrike në BE të.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.35
Recommended Citation
Hyseni, Ferki, "GJENERIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE ME SISTEMIN PV PËR KONSUMATORË TË VEGJËL (5KW)" (2019). Theses and Dissertations. 42.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/42