Date of Award

Summer 6-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

Language

Albania

Abstract

Analiza e mega-sistemeve, çfarë është Google, paraqitet duke ngërthyer në vetë shqyrtimin e pjesëve që e përbëjnë, atyre në të cilat sistemi mbështetet, dhe rrethinave tjera që i mundësojnë sistemit të funksionojë pa problem apo të përtrihet lehtë nga ndonjë dështim eventual.

Përgjegjësisht makina kërkuese Google paraqitet si sistem i komjuterëve të projektuar për kërkimin e informacioneve në ueb. Google mundohet t’i kuptojë kërkesat e njerëzve në mënyrë “njerëzore”, dhe t’iu kthej atyre përgjigjien në formë të qartë. Por, ky synim nuk është as afer ideales dhe realizimi i tijë sa vjen e vështirsohet me zgjerimin eksponencial që sot po përjeton ueb-i.

Procesi i grumbullimit të të dhënave dhe paraqitja e tyre në rezultatet e kërkimit ngërthen në vete regjistrimin e të dhënave nga ueb-faqe të ndryshme dhe vendosjen e tyre në rezervuarin e sistemit, përkatësisht në bazën e të dhënave ku edhe realizohen pyetësorët që kthejnë rezutatet e radhitura në mënyren e caktuar nga algoritmi i Google. Mbledhja, sistemimi dhe paraqitja e rezultatëve nga Google paraqet boshtin e shtjellimit në këtë punim.

Me rritjen e Google, përkatësisht, me fuqizimin e Google në ueb, paraqiten edhe problemet e përshtatshmërisë dhe përputhshmërisë së sistemit me teknologjitë aktuale që disponon tregu. Sikur që çdo sistem i veçantë, kërkon zgjidhje të veçantë, edhe Google ka sistemin e sajë shumë specifik për funksionalizimin e pjesëve të sajë në mënyrat, të cilat janë treguar mjaftë optimale, sidomos financiarisht.

Përfundimisht, pjesë e këtijë punimi janë edhe mashtrimet që i bëhen Google duke shfrytzuar dobësitë e algoritmit në radhitjen e rezultatëve, si dhe studimi i mundësive dhe ideve për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe avancimin e teknologjive të kërkimit në ueb.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1635

Share

COinS