Date of Award

Fall 9-2013

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Bukurie Imeri-Jusufi

Language

Albanian

Abstract

"Kompanitë bëjnë para duke marrë përsipër rreziqe. Në të njëjtën kohe ato humbasin para duke dështuar në menaxhimin e rreziqeve”. Një nga fushat më të rëndësishme dhe më pak e kuptueshme që ndikojnë në Auditimin e brendshëm është kultura e organizatës dhe qëndrimi i saj ndaj rrezikut. Çdo kompani ka një kulturë të ndryshme. Duhet të kuptoni kulturën brenda kompanisë për të kuptuar rreziqet që janë të pandara për atë kulturë. Kulturat e disa kompanive sjellin rreziqe që kompanitë e tjera nuk i kanë. Megjithatë çdo organizatë që ka hasur në surpriza të padëshirueshme ose humbje të papritura do të kuptojë se shumica prej tyre ishin të parandalueshme. Ngjarje të tilla pothuajse me siguri do të jenë shkaktuar nga rreziqet që nuk janë kuptuar plotësisht, ose proceset për të zbuluar këto rreziqe nuk kane qenë të mjaftueshme.

Studimi synon të demonstrojë rolin e hapave gjate procesit auditimit të brendshëm si një shtyllë e mbështetjes për menaxhimin. Auditimi i brendshëm duhet të jetë në gjendje të demonstrojë gatishmërinë e tij për të shtuar vlerën dhe për të punuar me menaxhimin. Në të vërtetë çështja kryesore në drejtim të auditimit bazuar në rrezik është që të shikojmë përpara dhe jo pas. Nuk duhet të merret asnjë kredit për të kritikuar te kaluarën, derisa menaxhimi po përballet me sfidat e së ardhmes.

Kur menaxheret marrin vendime ose shqyrtojnë procedurat nën kompetencat e deleguara ata duhet të ndërmarrin në mënyrë të ngjashme një vlerësim të rrezikut përpara marrjes së një vendimi dhe të mbajnë një regjistër të cilin ta përdorin në të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2013.1965

Included in

Business Commons

Share

COinS