Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Zhvillimi i jashtëzakonshëm i ueb-it dhe rritja e vazhdueshme e përdorimit të tij nga njerëzit, ka shtyrë edhe sektorin e komunikimit të orientohet drejt teknologjive të tij. Komunikimi në kohë reale, si lami që ka pësuar ndryshime të mëdha dekadave të fundit, është orientuar drejt internetit ku bëhet i mundshëm duke përdorur protokollin IP.

Në këtë punim kemi si qëllim studimin e teknologjisë së WebRTC e cila na mundëson komunikimin në kohë reale përmes shfletuesve të ueb-it. WebRTC është lansuar si projekt nga Google në vitin 2011, i cili është falas dhe i hapur për përdorim publik. Në fillim WebRTC nuk u përkrah nga të gjithë shfletuesit, por duke e parë suksesin e tij në Chrome, tani në kohën kur është duke u bërë ky studim, WebRTC përkrahet nga shumica e shfletuesve modern dhe në shumicën e pajisjeve elektronike.

WebRTC ka një mori API-sh që mundësojnë dërgimin e media dhe të dhënave duke e përdorur gjuhën e ueb-it që njihet si Javascript. Dërgimi i këtyre bëhet në mënyrë të drejtpërdrejtë pa pasur nevojë për ndonjë ndërmjetësues, pra WebRTC ka evituar arkitekturën klient-server dhe ka kaluar në klient-klient i cili është element kyç për sigurinë e të dhënave të klientit. Duke i përdorur këto API, neve na mundësohet krijimi i lidhjes klient-klient që mund ta quajmë P2P (peer-to-peer), dhe pastaj shkëmbimi i zërit dhe videos, të cilat merren nga kamera dhe mikrofoni i pajisjes tonë. WebRTC ka edhe një aftësi mjaft të popullarizuar që është dërgimi i pamjes së monitorit tonë, i cili është mjaft i përdorshëm duke konsideruar se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi brenda ekipit në ambiente profesionale. Imagjinojeni, e gjithë kjo do të bëhet në distancë duke na u nevojitur vetëm një shfletues i ueb-it.

Në këtë punim ne do t’i përdorim këto API për të implementuar një aplikacion P2P për komunikim audio, video dhe screen-sharing duke mundësuar shkëmbimin e tyre pa ndërprerje.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1711

Share

COinS