STACIONI I AUTOBUSAVE DHE QENDRAT E MOBILITETIT BUJANOC

Date of Award

Winter 12-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Sadije Kelmendi

Language

Albania

Abstract

Tema e këtij Punimi të Diplomës mbështetet në rëndësinë e dizajnimit dhe projektimit urban me pjesëmarrjen e publikut në vendimmarrjen e qështjeve që ndikojnë në zhvillimin urban të qyteteve dhe fshatrave. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së stacionit të autobusëve dhe qendrave të mobiliteit në komunën e Bujanocit, komunë e cila vazhdimisht shoqërohet me rënie të numrit të banorëve e cila vie si pasojë e diskriminimit të vazhdueshëm që i bëhet banorëve të kësaj komunë. Me anë të këtij projekti është tentuar që përveç anës së planifikimit dhe dizajnit të preken edhe fusha tjera mjaftë të rëndësishme për komunën si ato të krijimit të strategjive dhe projektve të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të kësaj komune me qëllim krijimin e kushteve më të mira të jetës që shoqërohet me zvogëlim të imigrimeve aktuale. Projekti është bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve të kësaj komune gjë që na ka bërë të mundohemi të ofrojmë atë që konsiderohet më e mira për komunën. Me anë të këtij projekti është tentuar ringjallja e një lokacioni me shumëë potencial për komunën e Bujanocit. Ky projekt do i shërbejë njerëzve dhe komunës krijimin e një hapsire publike inovative multifunksionale që përcillet me gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe shërben gjithashtu drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të komunës së Bujanocit.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.835

This document is currently not available here.

Share

COinS