Date of Award

Summer 7-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albania

Abstract

Një ndër konceptet themelore në zhvillimin e zgjidhjeve të sotme është gjithashtu aplikacioni për menaxhim te punëve pa të cilën do të jetë shumë e vështirë zgjidhja e disa problemeve ku do të kishim të bënim me më shumë të dhëna, apo zgjidhjet që janë shumë të komplikuara në menaxhimin dhe organizimin e atyre të dhënave. Këto zgjidhje na bëjnë të mendojmë në rrethinën e menaxhimit të këtyre aplikacioneve. Të gjitha kodimet dhe energjia që shpenzohet në drejtim të zhvillimit efikas të aplikacioneve, do të ishin të parëndësishëm nëse shfrytëzuesit nuk do të ishin në gjendje të qaseshin me efikasitet të plotë në aplikacionet e zhvilluara.

Ueb aplikacionet, janë njëra ndër pjesët më të rëndësishme të ueb teknologjisë. Sot, nëse e krahasojmë më pak vite më parë, i kemi pothuajse të gjitha aplikacionet tradicionale (desktop aplikacionet) edhe në ueb. Le të jete word procressor, excel sheet editor (Google Docs – shërbim online), email (Google Mail, Hotmail, Yahoo Mail...), video editor dhe publikues (Youtube, Vimeo, VideoToolBox), muzikë (Napster, Spotify, ShoutCast Radio), harta (Google maps Bing) e shumë të tjera.

Sistemi i menaxhimit te punëve ne një klinike private është një sistem i kompjuterizuar i cili i regjistron dhe i ruan te dhënat mbi pacientet apo produkteve qe ofron ajo klinike. Kjo mënyrë e menaxhimit te punëve brenda klinikes është duke u bere një metode shume e kërkuar. Pacientet mund te rezervojnë termin nga shtëpitë e tyre dhe te informohen me shume rreth klinikes.

Ky është një aplikacion kompjuterik i cili mundëson menaxhimin e sasive të mëdha të shënimeve brenda kompjuterit. Nje nga pjeset kryesore te nje softueri eshte edhe baza e shënimeve, e cila është e përbërë nga një koleksion tabelash si dhe lidhjet ndërmjet tyre. Lidhja sa më e mirë e këtyre tabelave mundëson edhe funksionimin më efikas të gjithë bazës së shënimeve, ndërsa tabelat janë të përbëra nga një bashkësi e rreshtave dhe kolonave.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1645

Share

COinS