Date of Award
Winter 2-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Qëllimi i këtij studimi është të kuptojmë rolin e trajnimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore në Kosovë.
Që një organizatë apo institucion të realizojë qëllimet e veta, ajo duhet jo vetëm të disponoj burimet e nevojshme, por edhe t’i përdorë ato me efektivitet.
Sot, gjithnjë e më tepër, në vend të termit “menaxhimi i personelit” po përdoret termi “menaxhimi i burimeve njerëzore”. A është kjo tendencë për një ndryshim, apo ka vërtetë një dallim midis këtyre dy koncepteve? Në literaturë ka mjaft debate lidhur me këtë çështje.[1]
Kështu, Torringon dhe Hall, në librin e tyre “Menaxhimi i Personelit” komentojnë se ka një diferencë thelbësore midis këtyre dy temave, e cila duhet të shqyrtohet. Sipas tyre, menaxhimi i personelit është i përqëndruar në forcën e punës, i drejtuar kryesisht në punonjësit e organizatës dhe, megjithëse është një funksion i menaxhimit, ai nuk është identifikuar kurrë plotësisht me interesat e menaxhimit. Pikat e nisjes janë njerëzit që punojnë në organizatë dhe ata janë një burim relativisht jofleksibil në krahasim me burimet e tjera si paratë apo materialet.[2]
Menaxhimi i burimeve njerëzore na bënë të kuptojmë se punonjësit nuk janë thjeshtë një shpenzim, por një burim i organizatës, ashtu sikurse janë kapitali apo pajisjet e tjera, madje burim më i rëndësishëm i saj.
Në kushtet bashkëkohore është e pamundur që organizata të mos ketë menaxher të burimeve njerëzore, i cili duhet të interesohet për njerëzit në organizatë, për ata që duhet të vijnë dhe për ata që janë në përgatitje e sipër. Ky menaxher është një specialist, i cili, për të kryer me efektivitet punën e tij, duhet të ketë njohuri në fusha të caktuara, si dhe të njohë problemet e psikologjisë sociale, problemet e kushteve të punës, mbi të gjitha ai duhet të dijë se si të punojë me njerëzit.
Njeriu në përvojën e tij gjatë zhvillimit të tij si qenie njerëzore ka qenë i detyruar të bëjë përpjekje të vazhdueshme për ta përmirësuar organizimin e punës së tij në praktikë, që të kursejë energjinë dhe të rrisë mirëqenien e tij. Në këtë proces, në mënyrë paralele, janë zhvilluar disa aktivitete të rëndësishme për njeriun, të cilat e kanë rritur aftësinë e tij në procesin e mësimit për dukuri të ndryshme, të cilat atij ia kanë rritur mirëqenien në mënyrë të vazhdueshme, ia kanë zgjeruar dituritë dhe ia kanë zhvilluar vetëdijen e shkathtësitë e tij, të cilat janë reflektuar nëpërmjet zbulimeve të vazhdueshme shkencore dhe teknologjike.[3]
Strategjia e burimeve njerëzore mund të definohet si tërësi koherente dhe afatgjate e planifikimit afatgjatë dhe qeverisje e kontrollit afatshkurtër me burimet njerëzore, për të arritur ndërmarrja maksimumin dhe për të realizuar në mënyren më të mirë qëllimet e veta.[4]
Trajnimi i burimeve njerëzore është një nga investimet më të mira jomateriale. Përmes tyre plotësohen zbraztësitë e shkollimit të rregullt, duke i plotësuar ato për shfrytëzim maksimal të tyre në ndërmarrje apo gjetiu. Ndërkaq, pozita e individit në ndërmarrje, institucione, shoqëri gjithnjë e më shumë varet nga aftësitë e tij për t’i freskuar njohuritë që ka, për shkak se përditë e më shumë ka komunikim dhe ndërveprim ndërmjet edukimit dhe biznesit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.2026
Recommended Citation
Hasanaj, Dila, "Trajnimi dhe Zhvillimi i Burimeve Njerëzore" (2012). Theses and Dissertations. 2481.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2481