Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Protokolet që sigurojnë rrjetin wireless WPA2/WPA kanë dëshmuar siguri të lartë në dallim nga paraardhësi i tyre WEP. Megjithëkëtë, faktori njeri rrezikon soliditetin e kriptografisë, duke implementuar fjalëkalime që përmbajnë struktura numerike të parashikueshme programatikisht. Kjo praktikë rrezikon posaçërishtë sigurinë e protokolit WPA sepse handshake-u WPA i ruajtur lokalisht mund të sulmohet për një numër të pakufizuar herësh duke shfrytëzuar sulmet brute-force. Metodat e prezantuara janë efikase të dekriptojnë fjalëkalimet me sekuenca përsëritëse numerike brenda sekondave duke shfrytëzuar vetëm fuqi procesorike ordinere. Prevalenca e kësaj praktike vulnerabile në regjionin e Prishtinës (Kosovë) është paraqitur të jetë 15.7% në 89 wirelessa të testuar. Punimi definon matematikisht sekuencat përsëritëse numerike (SPN), përkufizon tipet e SPN, përpilon formula për llogaritjen e variacioneve, prezanton algoritme për të gjeneruar SPN dhe propozon veglat për të zbatuar sulmet. Metodat e dokumentuara në këtë studim të shfrytëzohen vetëm për qëllime edukative.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1726

Share

COinS