Date of Award

Fall 10-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Shkëlqim Berisha

Language

Albanian

Abstract

Kriptografia është shkenca e cila merret me metodat dhe teoritë e enkriptimit dhe dekriptimit. Influenca e saj është e padiskutueshme në teknologjinë informative dhe gjen zbatim në shumë fusha ku siguria ka një prioritet të veçantë. Kriptografia ndahet në dy grupe: kriptosistemet me çelës simetrik dhe kriptosistemet me çelës publik. Nga këto dy grupe është bërë shpjegimi dhe analiza e kriptosistemeve me celës simetrik duke përzgjedhur kriptosistemet DES, AES dhe BLOWFISH. Analiza është performuar duke përdorur fajlla me tekst të madhësive të ndryshme dhe duke përdorur celësin specifik për kriptosistemin të gjeneruar random është realizuar enkriptimi dhe dekriptimi i fajllave përkatës. Këto kriptosisteme janë krahasuar në bazë të kompleksitetit kohor dhe po ashtu janë cekur koncepte të kompleksitetit të hapësires si dhe sigurisë së këtyre kriptosistemeve. Pas studimit të performances së këtyre kriptosistemeve në secilin mod specifik janë arritur avantazhet dhe disavantazhet e secilit kriptosistem.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1559

Share

COinS