Date of Award

Spring 4-2017

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Fisnik Prekazi

Language

Albanian

Abstract

Qëllimi kryesor i këtij studimi është të përcaktojë se cilën cross-platform në mes të Apache Cordovas dhe Xamarin duhet të zgjedhim për zhvillimin e një mobile aplikacioni në të ardhmen varësisht nga karakteristikat që do të ketë aplikacioni, më qellim për të ofruar një punë të mirë për një çmim të mirë për konsumatorin.

Apache Cordova mundëson zhvillimin e aplikacioneve mobile duke përdorur teknologjitë e zhvillimit web të tilla si HTML, CSS dhe JavaScript. Kjo platforme është shumë e lehtë dhe e përshtatshme për aplikacione të thjeshta. Nevojë vetëm për të krijuar një aplikacion dhe do të duket njëjtë në të gjitha platformat e pajisjeve.

Xamarin gjithashtu ofron në mënyrë të konsiderueshme UX më të mirë, funksionalitetin dhe performanc, kompilohet në kod nativ për secilën platformë dhe ofron qasje në API nativ nëpërmjet C # wrapper. Nëse është koduar siç duhet Xamarin e bën aplikacionin të duket dhe të funksionoj si të ishte një aplikacion nativ. Xamarin besohet të jetë gjëja më e afërt me nativ. Xamarin gjithashtu siguron mbështetje të vazhdueshme për karakteristikat e reja dhe modifikime.

Me qellim për të pasur përvoja sa me reale, janë përdorur aplikacione reale ne shtjellimin e kësaj teme, si aplikacione të zhvilluara ne Apache Cordova ashtu edhe në Xamarin dhe janë krahasuar si në performanc, shkarkim i XML fileve, qasje në API, kontrollim të rrjetës, qasje e kamerës, marria e lokacionit përmes GPS, dizajnim i UI etj.

Rezultatet e këtij studimi janë të bazuara në një anketë, ku të gjithë të anketuarit kanë qenë zhvillues të aplikacioneve në cros-platforma dhe u janë përgjigjur pyetjeve për te zgjedhur platformën më të mirë.` Duke u bazu në këto rezultate Xamarin është përzgjedhur si platforma me e besueshme dhe performanc me të mirë por me e vështirë për tu implementuar dhe kërkon staf të specializuar. Pra nuk duhet të keni pritshmëri nga një ekip i zhvilluesve në web qe të përshtaten shumë shpejt dhe të zhvillojnë në Xamarin. Ndërsa Cordova është një alternativë e shpejt dhe më praktike për aplikacione të thjeshta.

DOI

10.33107/ubt-etd.2017.1550

Share

COinS