Date of Award
Winter 2-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Banush Shyqeriu
Language
Albanian
Abstract
Ndryshimet e vazhdueshme dhe konceptet e ripërtëritura të stilit të jetesës së njerëzve sjellin dhe krijojnë gjithnjë e më tepër nevoja për kualitetet e përgjithshme të banimit.2Dinamika e jetës,mënyra e jetesës në Kosovë po ndryshon në ritme të shpejta. Zhvillimi i objekteve të banimit,projektimi dhe dizajnimi i tyre është bazuar në dizajn të qendrueshëm .Planifikimi,projektimi e dizajnimi i këtyre objekteve është bazuar në kontekst të përgjithshëm ekologjik Nga analizat e ndryshme kanë rezultuar në përcaktimin e numrit të anëtarëve në familje,në përcaktimin e sipërfaqeve të objekteve dhe numrin e llojet e dyqaneve në lokacion. Jetesa në këtë lokacion mund të zhvillohet për tri gjenerata bazuar në atë se nuk mungon edukimi,hapësirat publike për argëtim,infrastruktura dhe jetesa. në përgjithsi.Shkolla kanë hapësirat publike dhe gjelbërim ,objekte banimi kanë parkingje të hapura dhe vilat luksoze i kanë edhe pishinat personale. Në aspektin e zhvillimit kronologjik,objektet ekologjike individuale kategorizohen në bazë të formës,sipërfaqes e numrit të anëtarëve në familje.Këto veqori dallojnë në ishujt e lokacionit në Kolovicë.Secili ishull në vete ka dyqane dhe administrim publik.Disa nga ishuj kanë hapësira publike për të u shfrytëzuar si tregje në vikende.Këto hapësira gjatë ditëve tjera shërbejnë si hapësira publike për pushim. Gjelbërimi publik i dendur vendoset në hapësira publike ku ka ndikim më të madhë të erërave.Këto hapësira poashtu përcjellin ulëset,vendet publike për pushim dhe parqe. Zhvillimi ekologjik i tërsishëm në Kolovicë përcjell parqe dhe hapësira për lojra.Këto hapësirajanë në nyje kritike të topografisë,(në topografi mjaft të pjerrtë) dhe ndikojnë pak në topografi duke mos e dëmtuar.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.577
Recommended Citation
Kollari, Ibrahim, "KOLOVICA - ZHVILLIM EKOLOGJIK I BANIMIT INDIVIDUAL" (2017). Theses and Dissertations. 582.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/582