Date of Award
Fall 10-2017
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Political Science
First Advisor
Agon Halabaku
Language
Albanian
Abstract
Ky punim do të tentojë të identifikojë problemet me të cilat po përballet Kuvendi i Kosovës me trupat e saj vartëse, në ushtrimin e kompetencave të tyre në fushën e monitorimit të zbatimit të ligjeve. Po ashtu do të tentojë të ofrojë përgjigje për atë se cilat janë kapacitetet aktuale, profesionale dhe materiale të komisioneve parlamentare për realizimin e këtyre kompetencave, si dhe sa kanë qenë efikas këto komisione në monitorimin e zbatimit të ligjeve. Në mungesë të një strategjie gjithë përfshirëse për sundimin e ligjit, por dhe vullnetit politik, të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës përfshirë edhe Kuvendin e Kosovës, në vazhdimësi po dëshmojnë se e kanë injoruar procesin e zbatimit në praktikë të ligjeve të miratuara. Ideja e nxjerrjes së një numri sa më të madh ligjeve pa u preokupuar mbi fazat e implementimit të tyre, gjithnjë e më tepër po kuptohet si një qasje e gabuar dhe që sjell probleme shumë të më në fuqizimin e sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës. Institucionet ekzekutive në nivel qendrore dhe atë lokal, akoma nuk po dëshmojnë gatishmëri të plotë, për të implementuar të gjitha dispozitat ligjore, që dalin nga legjislacioni i aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Kjo shpesh herë po vjen si rezultat i mungesës së vullnetit dhe përkushtimit të bartësve të institucioneve të caktuara për t’i implementuar, por jo rrallë herë edhe nga mungesa e kapaciteteve profesionale për interpretim dhe zbatim të çdo dispozite ligjore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2017.288
Recommended Citation
Konjufca, Ardit, "Roli i Parlamentit në mbikqyrjen e Qeverisë" (2017). Theses and Dissertations. 320.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/320