Date of Award

Summer 6-2012

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Petrit Shala

Language

Albania

Abstract

Ky dokument përshkruan mënyrën e preferuar të projektimit të rrjetave LAN bazuar në principet fundamentale – standardet e aprovuara ndërkombëtarisht , duke përfshirë përshkrimet e topologjive, protokoleve të routimit, mënyrën e shtrirjes së rrjetave dhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme për rrjeta. Rrjetat projektohen sipas Enterpise Composite Network Model me redundant në çdo pjesë për të arritur një disponueshmëri të kënaqshme. Në këtë mënyrë rrjetet janë skalabile dhe lehtë është ndërtimi i tyre dhe shtimi i funksioneve të reja më vonë (VoIP, Rrjeta pa tela, e tjerë). Punimi përshkruan hulumtimet shkencore në lidhje me principet fundamentale të projektimit të rrjetave kompjuterike, për implementim në bazat e TMK-se tani FSK-së. Zona e rrjetave lokale kompjuterike (LAN) janë bashkësi kompjuterësh të lidhur mes veti në rrjet, në një zonë relative të vogël si zyrë, shtëpi, ndërtesa të mëdha. Ky rrjet përfshinë dy e më shumë kompjuterë të lidhur në mes veti. Në këtë mënyrë përfshihen edhe disa pajisje periferike tjera si printerë, modem, kamera, e tjerë. Karakteristike kryesore e rrjetave lokale kompjuterike që e dallojnë nga rrjetat tjera, janë shpejtësia e transmetimit të dhënave është e madhe, nga 10 MB/sek deri 1000MB/sek. Metoda më e shpeshtë e lidhjeve të kompjuterëve në mes veti, është përmes kabllove (Ethernet) dhe lidhjeve pa tela (wireless). Rrjetet lidhen më së shumti përmes një router-i, i cili mundëson lidhjen me rrjetat me të mëdha WAN, ose direkt përmes një Provajderi të shërbimit të internetit. Rrjetat lokale kompjuterike (LAN), përfshijnë edhe mjete dhe pajisje tjera ndihmëse, si dhe kabllo koaksiale, kabllo UTP apo STP, përforcues të sinjaleve, degëzues, etj. Po ashtu, përfshin lidhjet horizontale dhe vertikale të shtrirjes se kabllove , nyejt, kabinat dhe elementët furnizuese të tensionit, për pajisjet kompjuterike. Përmes këtij dokumenti, është menduar të prezantohet një udhërrëfyes i plotë dhe i hollësishëm, për dizajnimin e rrjetave kompjuterike në kazerma të FSK-se, implementimi dhe ndikimi i mjeteve në funksionim të rrjetave, me mundësi të bërjes përmirësim (upgrade) me vonë.

ii Rrjetet e sotme kompjuterike kanë shkuar nga të qenit një vend i vogël në mënyrë tipike Local Area Network, në rrjete të gjera, ku përdoruesit dhe serverat janë të ndërlidhur me njëri-tjetrin nga e gjithë bota. Ky zhvillim ka kërkuar gradualisht zgjerim të Bandwidth-it, ngritjes së parametrave në nivel më të lartë dhe më çmim më të lirë. Por kur kemë të bëjnë me qarkullim në rrjet,përveç bandwidth-it janë të rëndësishme edhe pajisjet që përcaktojnë vonesat në rrjet dhe besueshmërinë e rrjetit. Me që aplikacionet e ndryshme kanë nevoja të ndryshme, prandaj ato kërkojnë veti të ndryshme nga rrjeti. Lidhur me zgjidhjen e problemeve të rrjetes (troubleshooting), Administratorët e Sistemit rrinë në gjendje aktive të kontrollit dhe mbikëqyrjes së rrjetes me qëllim të ofrimit të shërbimeve të vazhdueshme dhe cilësore të rrjetes.

DOI

10.33107/ubt-etd.2012.1643

Share

COinS