Date of Award
Summer 7-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Mechatronics, System Engineering and Robotics
First Advisor
Edmond Hajrizi
Language
Albanian
Abstract
Menaxhimi i operacionëve është i rëndesishem. Ai lidhet me krijimin e produkteve dhe shërbimeve prej të cilave të gjithë jemi te varur. Kështu menaxhimi efektiv i operacioneve krijon mundësi për përmirësimin e të ardhurave e në te njëjtën kohë mundëson që produktet dhe shërbimet të prodhohen në mënyrë më efiqente. Është pikërisht kombinimi i të ardhurave më të mëdha dhe i kostos më te ulët ai që duhet kuptuar si më i rëndësishmi në qdo organizatë. Operacionet përbëjnë qendrën e shumë ndryshimeve që ndikojnë në biznes, ndryshimet në preferencat e klientit ,ndryshimet në rrjetin e furnizimit të shkaktuara nga teknologjitë e bazuara në biznes, ndryshimet në atë se qfarë ne duam të bëjmë në punë, si duam të punojmë, dhe ku duam të punojmë.
Qëllimi kryesorë i këtij punimi është që studentët dhe të gjithë të tjerët që kanë të bëjnë me Menaxhimin e operacioneve dhe proceseve të prodhimit të studiojnë dhe të aftësohen edhe më shumë për punë profesionale dhe shkencore.
Gjatë këtij punimi jepet një trajtim i qartë, i mirë, i strukturuar dhe interesant i fushave nga Menaxhimi i operacioneve , Sistemi i prodhimit, Proceset e prodhimit dhe se si këto fusha aplikohet në praktikë.Literatura mundëson dhënien e rruges logjike per përfitimin e njohurive nga fushat e Menaxhimit të proceseve të prodhimit.
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.213
Recommended Citation
Ramadani, Granit, "MENAXHIMI I PROCESIT TË PRODHIMIT NË FABRIKËN XELLA KOSOVA L.L.C" (2012). Theses and Dissertations. 226.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/226