Date of Award
Spring 4-2012
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Ilir Salihu
Language
Albanian
Abstract
Sipas fjalorit të tanishëm të Oksfordit talenti është një dhunti apo aftësi e lartë mentale. Kur organizatat i rekrutojnë punëtorët ata bazohen në kërkesat e tyre dhe përdorin teknika të ndryshme të rekrutimit që t’i përzgjedhin individët për të cilët mendojnë se do t’i arrijnë objektivat e departamentit të organizatës. Të gjithë këta njerëz procedojnë një aftësi apo potencial të veçantë për zhvillim (Oxford Dictionary 1988)[1].
Në termat më të gjerë të mundshëm, është menaxhimi strategjik i qarkullimit të talentit nëpër një organizatë. Qëllimi është që të sigurohet se oferta e talentit është në dispozicion që të vihen njerëzit e duhur në pozitat e duhura në kohën e duhur bazuar në objektivat strategjike të biznesit (Buckingham . M and Coffman. C, 1999)[2]. Por menaxhimi i talentit është shumë më shumë sesa një proces tjetër i burimeve njerëzore. Është një prirje e të menduarit që shkon përtej retorikës ka një qasje holistike dhe e integruar kah rritja e avantazhit konkurues me anë të njerëzve. Menaxhimi i talentit ka të bëjë me mendimet dhe veprimet që, në mënyrë konsistente, me kalimin e kohës, bëhen kulturë e organizatës. Menaxhimi i talentit është më shumë se të bësh diçka, është të jesh diçka, një mënyrë e të punuarit dhe arritjes së suksesit afatgjatë dhe afatshkurtër. Ekziston një besim se talenti e dallon kulturën e organizatës dhe rritë përparësinë konkurruese, që sjellë përfitime për individin dhe organizatën (Carter. L and Goldsmith. M, 2009)[3].
Kur është çështja për pasurinë intelektuale, detyra më e rëndësishme e organizatës është të marrë maksimumin nga punëtorët. Inkurajimi i talentit kyç që të vazhdojë të gjenerojë perspektiva të reja dhe ide inovative që të ruhet avantazhi konkurrues është shpesh çështje kritike për suksesin e biznesit. Por çka duhet të bëjnë organizatat që të sigurohen se po i joshin njerëzit kyç, të mundësojnë që talenti të zhvillohet dhe më e rëndësishmja, të sigurohen që të mos e humbin talentin nga konkurrenca? ‘Çdo kompani që përpiqet të jetë konkurrente, duhet ta gjejë një mënyrë për ta angazhuar trurin e secilit punëtor. Vlerat e kompanisë gjenden në punëtorët e saj. Fatkeqësisht, shumë drejtues të nivelit të lartë duke qenë të zënë me udhëtime nëpër botë, duke nënshkruar kontrata të reja dhe duke e krijur një vizion për kompaninë, janë pak në dijeni se çka po ndodh në shtëpinë e tyre (kompaninë) ( Hunt. J and Weintraub. J, 2002) [4].
Natyra dinamike e biznesit global po u bënë shtypje gjithnjë e më të madhe kompanive që vazhdimisht duhet të jenë në kërkim për talent të veçant në treg ku kërkesa është shumë më e madhe sesa oferta. Duke e marrë parasysh fokusin e tanishëm në lidhjen në mes të talentit dhe sfidave të biznesit të organizatës dhe strategjive, ekzekutimi efektiv i strategjisë kërkon numër të mjaftueshëm të njerëzve të duhur me aftësitë dhe njohuritë e duhura, në rolet e duhura. Kjo e ka bërë menaxhimin e talentit një nga çështjet më urgjente me të cilën ekzekutivët e lartë të bizneseve po përballen. Imperativat e ngutshme të biznesit, siç është rritja e qarkullimit me përmirësimin e ekonomisë, globalizimi i tregjeve dhe fuqisë punëtore, konkurrenca e ashpër dhe mbikëqyrja e rritur e korporatave, kanë intensifikuar nevojën për të kërkuar, zhvilluar, pozicionuar, motivuar dhe mbajtur talentin kyç (Craig. E, Thomas. R and Cheese. P, 2007).
DOI
10.33107/ubt-etd.2012.1998
Recommended Citation
Ramadani, Abide, "Identifikimi, pozicionimi dhe menaxhimi i talentit në Organizatë" (2012). Theses and Dissertations. 2412.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/2412