Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Lavdim Menxhiqi

Language

Albanian

Abstract

Një lojë kompjuterike kombinon të gjitha elementet e një ngjarje të mirë me grafika kompjuterike dhe interaktivitet. Zhvillimi i lojërave kompjuterike nuk është gjë e thjeshtë, dhe kërkon shumë kohë dhe dedikim. Kjo temë ka për synim të shtjellojë procesin e zhvillimit dhe dizajnimit të të lojës kompjuterike “City Architect” e cila i takon zhanrit “City Building”, si dhe implementimin e GOAP sistemit. Për zhvillimin e një loje të veçantë dhe të suksesshme përveç kodit nevojiten edhe planifikimi i mirë i dizajnit të lojës, artit, muzikës dhe marketingut. Ne në lojën tonë do t’i shtjellojmë të gjitha këto aspekte mirëpo fokusi ynë do të jetë më shumë zhvillimi i lojës dhe interaktiviteti të cilin lojëtari do të ketë gjatë luajtjes. Planifikimi dhe realizimi i dizajnit të një loje kompjuterike është një proces i gjatë, dhe jo çdo herë performon mirë kur vendoset në praktikë. Sa i përket inteligjencës artificiale, mënyrat se si kontrollohen sjelljet e agjentëve janë të shumta, mirëpo behaviour trees janë më të përdorurat për krijimin e një inteligjence artificiale realistike. Me behaviour trees vendosja e rradhës ekzekutive të elementeve bëhet nga vetë zhvilluesi. GOAP sistemi për dallim nga behaviour trees, rradhën ekzekutive të elementeve e bën me anë të planifikuesit i cili është njëri nga elementet përbërëse të sistemit. GOAP sistemi në lojën tonë përveç që i ndikon sjelljet e agjentëve do të ndikojë edhe lëvizjen e tyre duke përdorur navmesh sistemin i cili ofrohet nga vetë unity.

Kjo temë do të ndihmojë në zhvillimin e një loje kompjuterike të tillë duke implementuar GOAP sistemin, si dhe do të zgjerojë literaturën në fushën e zhvillimit të lojërave kompjuterike.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1738

Share

COinS