Date of Award

Summer 7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Implementimi i teknologjive AR në aplikacione po rezulton me popullaritet të përmasave globale e që çdo ditë e më shumë po ndikon tek njerëzit si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Ky hulumtim ka për synim shtjellimin e disa aspekteve bazike mbi AR dhe konceptet kryesore të kësaj teknologjie, duke ja filluar prej historikut të AR ku filloi çdo gjë e deri tek zhvillimet e viteve të fundit, pastaj do të jepen disa definicione se çka është kjo teknologji, do të shtjellohen disa koncepte se si funksionon kjo teknologji, pajisjet mbi të cilat ekzekutohet, disa nga aplikimet ku gjen zbatim. Pas këtyre pikave do të vazhdojmë me disa nga dallimet dhe pozitën se ku gjendet kjo teknologji në relacion me teknologjitë e tjera të këtij lloji si VR. Në këtë

temë gjithashtu do të zhvillohet një aplikacion duke aplikuar metodat e fundit dhe praktikat më të mira për të rezultuar me një produkt i cili do të japë një ide se si kjo teknologji gjen zbatim në praktikë, AR aplikacioni do të ketë dy module dhe matjet, vendosjet e objekteve 3D, kalkulimin e këtyre objekteve do ta bëjë përmes kamerës së pajisjes mobile dhe senzorëve tjerë të nevojshëm në mënyrë që të funksionojë kjo teknologji. Moduli i parë do të bëjë matjen e dy pikave në kordinata 3D dhe do të tregojë distancën e saktë në mes këtyre dy pikave, ndërsa moduli i dytë do të demonstrojë një portal i cili mund të vendoset kudo ku përdoruesi dëshiron, ky portal është një derë virtuale ku pastaj kur hyn në të shfaqet sistemi diellor i cili është i ndërtuar nga objekte virtuale dhe mund të çaset vetëm nga dera virtuale. Ky aplikacion dhe ky hulumtim në përgjithësi do të ndihmojë në shtjellimin e disa prej koncepteve të AR dhe do të demonstrojë se si kjo teknologji gjen zbatim praktik.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1685

Share

COinS