Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Punimi hulumtues trajton temën e planifikimit urban – blloku urban afaristë dhe banim kolektiv me etazhitet të lartë. Konkretisht, bëhet fjalë për një parcelë me sipërfaqe prej S=125,020.80 m2 (12 Hektarë) e pozicionuar në zonën industriale të qytetit të Pejës. Pavarësisht sipërfaqes që e posedon, parcela shfrytëzon vetëm njëzet përqindëshin (20%) e sipërfaqes totale e cila shërben si zonë me pikat më të frenkuentuara industriale të qytetit. Parcela posedon terren të rrafshtë, pozitë të përshtatshme dhe ndërlidhje me rrugët kryesore të qytetit nga të gjitha anët. Përskaj saj rrjedh Lumbardhi i Pejës I cili do të trajtohet në kuadër të parcelës, propozohet të rregullohet shtrati i lumit i cili do të ofrojë atraksione për banorët e qytetit, e veçanërishtë për banorët e kësaj parcele të cilët do t’a kenë të drejtën ekskluzive të shfrytëzimit. Duke e marrë parasysh që parcela ka çasje në rrugët kryesore të qytetit, i përcaktohen edhe hyrjet dhe daljet brenda saj. Pasi që karakteri i kësaj zone i shërben industrisë së qytetit, qëllimi është që të shërbejë edhe për banim kolektiv. Veçoritë që i posedon kjo zonë do të ishte ideale për objektet afariste dhe banim kolektiv, sepse kapaciteti i saj ofron kushte të përshtatshme për zhvillim urban. Jeta socialo- kulturore e banorëve të zonës momentalisht është e zbehtë dhe ofron pak mundësi për mbushjen e kohës së lirë me veprimtari të dobishme qoftë në nivel individual, qoftë në nivel komuniteti. Mungojnë qëndrat kulturore, bibliotekat,parqet, lulishtet apo këndet e lojërave. Vihet re qartë mungesa e vëmendjes së strukturave të qeverisjes lokale në këtë drejtim, ku pothuajse nuk është realizuar asnjë investim me karakter publik. Nga analizimi i gjendjes aktuale të infratrukturës ,mendoj që zhvillimi i infrastrukturës së saj duhet të përqendrohet në përmirësim të infrastrukturës rrugore dhe transportit, furnizimit me ujë të pijshëm dhe energjisë elektrike, rregullimit dhe përmirësimit të sistemit të kanalizimeve për ujërat e bardha dhe të zeza si dhe menaxhimin e mbetjeve urbane.
Sa i përket arkitekturës, propozojë të jetë moderne dhe e harmonizueshme me rrethinën. Bazuar në të dhënat e fundit të Planit Zhvillimor Komunal, etazhiteti i lejuar në këtë zonë, e posaqërisht në sipërfaqe mbi 1 hektarë, të lejohet etazhiteti P+8K. Ishte ky një përshkrim sipërfaqësorë rreth temës së diplomës që po e shtjelloj duke I cekur vetëm disa elemente krysore sa për të i’u njoftuar me projektin.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.944
Recommended Citation
Nushi, Evelina, "PLANIFIKIMI URBAN - BLLOKU URBAN AFARISTË DHE BANIM KOLEKTIV" (2019). Theses and Dissertations. 1081.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1081