Date of Award
Fall 10-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Medicine and Nursing
First Advisor
Leonora Zogaj
Language
Albanian
Abstract
Sistemi endokrin është rregullatori i rëndësishëm i organizmit tonë. Organet që përbëjnë sistemin endokrin janë: hipotalamusi, hipofiza, gjëndrat pireale, gjëndrrat tireoide, gjëndrat paratireoide, gjëndrrat mbiveshkore, timusi, pankreasi, testikujt dhe ovaret. Pankreasi është një gjëndërr në abdomen, që lëshon një tretës, lëngun pankreatik, në zorrën dymbëdhjetëgishtore duodenum përmes duktit pankreatik. Pankreasi është një gjëndërr mjaft e rëndësishme e organizmit të njeriut, e cila prodhon insulinën dhe glukagonin, dy enzima të rëndësishme që ruajnë nivelet e duhura të glukozës në gjak. Në mungesë të insulinës, kemi rritjen e nivelit të glukozës në gjak dhe zhvillimin e diabetit.
Diabeti melit është përcaktuar nga OBSH si: një sëmundje kronike që shfaqet atëherë kur pankreasi nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, ose kur trupi nuk mund të përdorë në mënyrë efektive prodhimin e insulinës. Sëmundja karakterizohet nga niveli i rritur i glukozës në gjak.
Qëllimi kryesor i këtij studimi është hulumtimi i disa karakteristikave bazë të rasteve me sëmundje të diabetit tip 1 në Spitalin rajonal “Daut Mustafa”, në Prizren.
Burim i të dhënave për këtë sëmundje kanë qenë pacientët apo ndryshe fëmijët me diabet të repartit pediatrisë të Spitalit Rajonal Prizren, gjatë periudhës kohore të viteve 2017-2018.
Gjatë vitit 2017 janë përfshirë 44 pacientë, ku mbizotëron gjinia femërore me 27 pacientë, kurse në vitin 2018 janë përfshire 50 pacientë, ku përsëri mbizotëron gjinia femërore me 26 pacientë.
Disa nga rekomandimet që duhet të merren parasysh me qëllim të mbajtjes nën kontroll të nivelit të glukozës në gjak sa më mirë që është e mundur dhe parandalimit të ndërlikimeve të mundshme janë: ngritja e vetëdijes tek popullata në lidhje me diabetin tip 1 dhe ndërlikimet e tij tek fëmijët, përmirësimi i shërbimeve shëndetësore për zbulimin e hershëm të diabetit tek fëmijët dhe menaxhimit adekuat të tij, formulimi i materialeve informuese dhe shpërndarja e tyre nëpër shkolla, popullatën në përgjithësi, apo institucione të tjera.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.60
Recommended Citation
Nuzi, Durim, "KUJDESI INFERMIEROR NDAJ FËMIJËVE ME DIABET MELIT TIPI 1" (2019). Theses and Dissertations. 64.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/64