Date of Award

Winter 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Medicine and Nursing

First Advisor

Syheda Latifi Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Organizata Botërore e Shëndetësisë definon lindjen e parakohshme si lindje para përfundimit të javës të 37 gestacionale ose më pak se 259 ditë nga data e parë e ciklit menstrual të fundit të gruas.

Qëllimi

Qëllimi kryesor i këtij hulutimi është gjetja e numrit të lindjeve të parakohshme në KOGJ, QKUK gjatë periudhës 01.01.2019 - 31.03.2019, RPM në raport me grupmoshën e nënës, RPM në raport me paritetin, RPM në raport me peshën e lindjes, Apgar score në minutën e parë pas lindjes, Apgar score në minutën e pestë pas lindjes, statusin e nënës dhe cila gjini ka incidencë më të lartë.

Metodologjia

Metoda e mbledhjes së të dhënave për rastet e studimit përfshin metodën ndërsektoriale. Të dhënat janë grumbulluar nga dokumente zyrtare, përkatësisht nga Protokolet e Evidencës të sallës së lindjes dhe bllokut operativ në KOGJ, QKUK.

Rezultatet

Nga analizimi i të dhënave të mledhura është vërtetuar se në intervalin kohorë 01.01.2019 – 31.03.2019 në KOGJ, QKUK kanë ndodhur 204 lindje me RPM. Vërehet qartë se gratë shtatëzëna në moshë më të shtyer janë më të prirura të kenë rupturë të parakohshme të membranave. Po ashtu incidenca për këtë problem rritet kur fetusi ka peshë më të lartë. Gratë shtatëzëna të cilat presin fëmijë mashkull kanë predispozitë më të lartë që të kenë rupturë të parakohshme të membranave.

Konkluzionet

Pariteti nuk duket se ka ndikim të lartë në paraqitjen e rupturave të parakohshme të membranave pasi që shumica e rasteve me rupturë të parakohshme të membranave ishin lindje të para. Apgar score si në minutën e parë pas lindjes po ashtu edhe në minutën e pestë pas lindjes ka treguar vlerë të lartë, kryesisht Apgari në minutën e pestë ka pësuar ngritje. Statusi profesional i nënës ndikon në paraqitjen e rupturave të parakohshme të membranave pasi që përqindje më e lartë është paraqitur tek nënat e papunësuara.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.89

Included in

Nursing Commons

Share

COinS