Date of Award
Winter 2-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
First Advisor
Muhamet Ahmeti
Language
Albanian
Abstract
Ndërtimtaria është veprimtari specifike ekonomike që ka për synim ngritjen dhe rikonstruktimin e objekteve ndërtimore. Si veprimtari, ajo realizon produktin e caktuar, objektin ndertimor-arkitektonik. Ndërtimtaria veqohet për shkak të aktiviteteve të shumta që nevojiten për arritjen e një rezultati brenda një afati kohor. Secili aktivitet si proces teknologjik ka kohëzgjatjen e tij.
Varësisht nga natyra e projektit kemi:
- Aktivitete që kryhen në vartësi nga aktivitetet tjera paraprake
- Aktivitete të pavarura, që kryhen në të njejtën kohë me aktivitet tjera.
Planifikimi dhe strukturimi i aktiviteteve punuese në varësi të kohës quhet plan dinamik i punës. Paraqitja e aktiviteteve dhe kohëzgjatjes së tyre bëhet me metoda të ndryshme, por është e rëndësishme që paraqitja të jetë e thjeshtë dhe lehtë e kuptueshme. Disa nga metodat për organizimin e planeve dinamike janë:
- Ganttogrami
- Metoda rrjetore
- Metoda probabilitare
Ky punim ka për qëllim studimin e metodave paraprake dhe arritjen në përfundime rreth përdorimit të tyre në projekte ndërtimore. Gjithashtu ky punim shqyrton cilësisë dhe efektivitetit e proceseve të menaxhimit, monitorimit dhe kontrollit të projekteve inxhinierike, duke paraqitur modele dhe forma të ndryshme për llogaritjen e performancës së tyre.
Pas shqyrtimit të metodave për organizim të planeve dinamike ky punim bën analizimin e aktiviteteve ndërtimore për objektin P+1.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.460
Recommended Citation
Olluri, Rexhep, "ORGANIZIMI NË NDËRTIMTARI" (2019). Theses and Dissertations. 481.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/481