Date of Award
Spring 4-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia blockchain është zbatuar për herë të parë në vitin 2009 dhe që nga atëherë interesi për këtë teknologji vetëm po rritet, arsyet për interesin e vazhdueshëm janë atributet e saj që ofrojnë siguri, anonimitet dhe integritet të të dhënave, pa përfshirjen e ndonjë pale të tretë që kontrollon transaksionet dhe prandaj po tërheq vëmendjen e të gjithëve e ardhmja e kësaj teknologjie. Institucionet financiare ishin të parat që i kushtuan vëmendje pasi me fjalë të thjeshta është një sistem i ri i pagesave. Përveç transaksioneve financiare, ka potencial për shumë fusha të ndryshme dhe po nxit interes edhe për industri të tjera. Tashmë janë identifikuar shumë raste të përdorimeve të ndryshme dhe mund të parashikohet se ka ende shumë për të pritur nga kjo teknologji. Në këtë punim jemi fokusuar në shpjegimin e konceptit të teknologjisë blockchain, rëndësinë, të ardhmen dhe sfidat. Gjithashtu shqyrtojmë perspektivat e ardhshme të teknologjisë blockchain në industritë e mundshme dhe kemi përfshirë shembuj për të treguar raste të përdorimit. Qëllimi kryesor i kësaj teme është të shohim se çfarë ndikimi mund të ketë dhe ku mund të ndikoj më shumë kjo teknologji si dhe cilat janë përfitimet dhe sfidat kryesore të përdorimit të teknologjisë blockchain.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1737
Recommended Citation
Retkoceri, Leart, "E ARDHMJA E TEKNOLOGJISË “BLOCKCHAIN”" (2019). Theses and Dissertations. 1464.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1464