Date of Award
Fall 9-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Lulzim Beqiri
Language
Albania
Abstract
Cka jane objektet shume banesore? Objektet shumëbanesore të banimit mund të definohen si grumbullim i njësive për banim të përkohshëm apo të përhershëm, të përsëritura horizontalisht dhe vertikalisht në disa kate, të cilat ndajnë së bashku strukturën, konstruksionin dhe një numër të kthinave dhe hapësirave kolektive, qoftë të brendshme (komunikimin, kthinat sociale, kulturore, të shërbimeve, etj) po ashtu edhe të jashtme (rrugicat, oborret, kopshtet, parkingjet, etj). Këto objekte varësisht prej vendit, dedikimit specifik dhe konceptit të dizajnit njihen edhe si: Banim Kolektiv (Shared Housing), Banim Shumëfamiljar, Ndërtesa Apartamentesh, BanimShumëkatësh, Banim me Shumë-njësi, Banim Urban, Ndërtesa për Shumë-banorë , Banim Social, etj [1] Historiku i zhvillimit të ndërtesave shumëbanesore. Nuk ka dyshim se dizajni i blloqeve të banimit është sot një ndër temat më interesante e atraktive për arkitekturën bashkëkohore, po ashtu edhe njëra nder sfidat e kësaj arkitekture, për arsye të konflikteve dhe ndryshimeve dramatike socio-ekonomike e po ashtu edhe ambientale. Gjatë gjysmës së dytë të shek. XX, përdorimi i konstruksionit vertikal është siguruar të jetë zgjidhja më logjike dhe efektive. Megjithatë problematikat dhe kompleksiteti i banimit janë më të gjera së zgjidhja konstruktive. Në fillim të shek. XX vetëm 10% e popullsisë botërore jetonin në qytete. Ndërsa, dekada e pare e shek. XXI u mbyll me 50% e popullsisë që jetojnë në qytete. Historikisht banimi kolektiv është i vjetër po aq sa edhe vet njerëzimi, ndërsa banimi shumëbanesor në shume kate, në njërën anë është i lidhur me themelimin e zonave të dendura të banimit me karakter urban, kulturës së banimit, zhvillimit dhe avancimit të teknikave dhe teknologjisë së ndërtimit si dhe faktorëve tjerë te cilët kane influencuar një kalim masiv në këtë lloj të banimit
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.830
Recommended Citation
Rexha, Vigan, "NDËRTESAT AFARISTO-BANESORE ME HAPËSIRA SOCIALE" (2019). Theses and Dissertations. 953.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/953