Date of Award

Fall 11-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Lulzim Beqiri

Language

Albania

Abstract

Tema e këtij punimi të diplomës mbështetet në krijimin e një vendbanimi zyrtar dhe një vend pune për presidentin e Republikës së Kosovës. Trajtimi i një teme të tillë ka ardhur si rezultat i mungesës së një vendbanimi zyrtar për presidentin, kjo ka bë që të hargjohen miliona euro për rezidencat e presidentëve gjatë mandatit të tyre, kemi rastin e rezidencës së presidentit të parë Dr.Ibrahim Rugova, e cila është pronë private e familjes Rugova dhe çdo vit hargjohen mijëra euro për të, por kemi edhe rastin e residencës presidenciale të presidentit aktual Hashim Thaqi i cili ende nuk ka një residencë residenciale zyrtare por vetëm të ashtuquajtur. Fokusi ka qenë në krijimin e hapësirave private dhe profesionale përmbrenda kompleksit. Lokacioni i përzgjedhur gjendet në lagjen Hajvalia, komuna e Prishtinës, ku si arsye kryesore për përzgjedhje ka qenë për shkak se ka lidhje më të mirë me Prishtinën gjithashtu në këtë zonë planifikohet të barten të gjitha insitucionet publike dhe shtetërore, dhe gjithashtu pranë këtij lokacioni është rezidenca e ish-presidentit Behgjet Pacolli. Pozita gjeografike e kësaj zone na mundëson vështrimin e të gjithë Prishtinës përshkak të lartësisë mbidetare dhe gjithashtu edhe na mundëson përdorimin e paneleve solare pasiqë nuk ka ndërtime përreth . Ky projekt do t’i shërbejë shtetit për uljen e hargjimeve për rezidencat private të presidentëve pasiqë rezidenca do të mbetet në pronësi të shtetit dhe do të mund të shfrytëzohet nga presidentët vetëm gjatë mandatit të tyre, kjo pikë do të jetë e rregulluar me kushtetutë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.771

Included in

Architecture Commons

Share

COinS