Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Master of Architecture (MArch)
Department
Architecture and Spatial Planning
First Advisor
Binak Beqaj
Language
Albanian
Abstract
Sikur që për shpirtin duhet arsyeja, për hijen drita, e për trungun rrënja edhe për ekzistencën duhet përjetimi i të vlefshmës dhe të pranishmes.
Ka gjëra të reja e të papërdorshme, ashtu siq ka gjëra të vjera, por që vlejnë sa ari. Shpirti megjithëse ia mundëson trupit të frymojë, në kohë e hapësirë vet mbetet i panënshtruar ndaj tyre. Edhe koha është atribut i imagjinatës prandaj nuk varet nga intervali i gjatësis kohore, por nga ajo që lë për të kuptuar.
Arkitektura, mjeshtëria dhe natyra krijojnë simbiozë organike të kuptimit dhe shpirtit që në esencën e vetë strukturimit ngacmojnë me forma, të cilat të bazuara në vetvete ngriten më lartë se vetja. Kështu objekti rritet nga materialet, struktura nga bazamenti e deri tek kupolat të cilat qëndrojn mes tokës së forte e qiellit të hapur, duke përcjellur rrjedhën e rritjes për të vazhduar këtë kontinuitet me rritjen e minareve të cilat tentojnë të prekin sa më lartë përsosshmërin, e me forcën e përsosshmërisë ndërlidhin elementet e veqanta.
Qëllimi i këtij punimi është të njohë, analizoj, krahasoj dhe të marrë një konkluzion rreth arkitekturës së ndërtesave religjioze.
Duke filluar analizën nga objektet e para të këtij lloji, duke vëzhguar gjurmët që shekujt kanë lënë në to, pastaj krahasimin do ta fokusoj në atë sesi materialet, format, ngjyrat, besimi dhe filozofia do ti paraqesin më së miri edhe detajet më të vogla të cilat të mplaksin e të ofrojnë ndjesi çiltërsie e pastërtie që të shtynë të thellohesh në materien e ndërlikuar shpirtërore.
Kështu në mënyrë misterioze të nxitë ta studiosh, e të bën pjesë të saj duke lënë njolla të pashlyeshme në vetëdijen njerëzore.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.953
Recommended Citation
Rexhepi, Abetare, "Ndërtesë religjioze - Xhami" (2019). Theses and Dissertations. 1072.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1072