Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Cili realitet duhet të ekzistojë kur të marr frym një jetë e re, të marr formë një univers i ri apo të shuhet në heshtje një i tillë? E cila duhet të jetë rruga e duhur që të përqmosh një krijesë kaq ëngjëllore, kaq naive të krijuar nga vet ti: Braktisja?!

Nganjëherë nxitjet e shpirtit i takojnë botës së ideve, botës së ëndrrave mistike, ku kënaqësia shpirtërore mbizotëron mbi të mirat materiale. Në anën tjetër, ne jemi të prirë të luftojmë për një jetë që synon rehatinë materiale, ndërsa çdo shmangie nga ky orientim, na frikon. Shumica vendosin të vetëkenaqën me rehatinë që ua ofron formalizmi në jetë dhe qëllimisht e injorojnë thelbin. Këta janë tradhetarë të vetës.

Gjatë analizimit të objekteve të para të këtij lloji deri tek ato të ditëve të sotme funksioni ndryshon rrënjësisht, ndonëse në fillet e saj mbizotëronte vetem funksioni i strehimit dhe ushqimi i trupit të tyre, me vetedijesim me kohe u pa e nevojshme dhe e domosdoshme t’u mësonin këtyre fëmijëve edhe artin e jetës dhe t’u ushqenin edhe shpirtin, duke u ofruar më të shtrenjtën: Vatrën!

Misioni kryesor i kësaj ndërtese është humaniteti, t’u ofroj fëmijëve sigurinë, atë te cilën më të afërmit e tyre nuk ishin në gjendje t’ua ofronin. Këtyre protagonistëve ndërtesa u jep ndjesi afërsie, qiltërsie, pastërtie, si dhe ngrohtesi familjare, e i lejon ata të frymojnë brenda saj dhe të zhvillohen lirëshëm.

Vet objekti koncepton edhe me formën e unitetit, bashkimit familjar të ofruar nga secili prej tyre njëri-tjetrit, strukturën e qëndrueshme qysh nga bazamenti i saj, kobinimin e materialeve. Me hapesirat e mjaftueshme te perbashketa synohet te ndikoj pozitivisht ne psikologjin e femijeve. E me forcen e detaleve nderlidhen elementet e ndara ne njesi te veqanta, e me kombinimin e këtyre njëssive të formojne teresinë.

Kjo ndertese qëllim kryesor ka t’i socializoj ata të cilet jane vetë finesa e nderteses, me botën që i rrethon.

E sa i përketë pjesës së gjelbert siper kulmit si dhe shfrytëzimit të energjive alternative synon që qysh nga fazat e hereshme t’i vetedijesojë fëmijët dhe aftesojë ne aspektin kognitiv, per diversitetin mjedisor.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.705

Included in

Architecture Commons

Share

COinS