Date of Award

Fall 9-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Information Systems and Security

First Advisor

Naim Preniqi

Language

Albanian

Abstract

Shkenca e të dhënave është një fushë e gjerë që i referohet proceseve kolektive, teorive, koncepteve, mjeteve dhe teknologjive që mundësojnë rishikimin, analizën dhe nxjerrjen e njohurive dhe informacionit të vlefshëm nga të dhënat e papërpunuara.

Big Data mund t'i referohen grupeve të mëdha të të dhënave ose sistemeve dhe zgjidhjeve të zhvilluara për menaxhimin e grumbullimeve të tilla të mëdha të të dhënave, si dhe për degën e kompjuterëve të dedikuar për këtë zhvillim. Është e njohur si shprehje që nga viti 1980 ,Charles Tilly ka përdorur të dhënat e mëdha por jo në mënyrën e njejtë që përdoret dhe sot ,por ai ka përdorur një shprehje tjetër “big-data people" për t'iu referuar historianëve të angazhuar në fusha të pasura me të dhëna. Ajo që i bashkon janë pikërisht të dhënat e që të dhënat janë çdo grup karakteresh që mblidhen dhe përkthehen për ndonjë qëllim, zakonisht analiza. Mund të jetë çdo karakter, përfshirë tekstin dhe numrat, fotot, tingullin ose videon.

Qëllimi i këtij punimi është hulumtimi i dallimeve dhe ngjajshmërive në mes këtyre fushave,identifikimi i njohurive dhe aftësive të nevojshme të aplikimit,rëndësia e të dhënave shpejtësia,shumëllojshmëria dhe volumi i tyre si dhe rëndësia e strategjisë analitike, vendimarrja e bazuar në hapa konkretë për eleminimin e gabimeve gjatë rrugës sonë dhe së fundmi ofrimi i një pasqyre të lidhjes në mes njeriut dhe kompjuterëve.Punimi është i bazuar në hulumtime ,në libër,postime nga kompani që merren me teknologjinë informative duke përmendur këtu edhe nga revista biznesi.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.148

Share

COinS