Date of Award
Summer 8-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Teknologjia e Cloud Computing është zhvillimi në kuadër të teknologjisë informative që kërkon një shqyrtim të kujdesshëm. Cloud Computing është projektuar për të qenë një teknologji efektive për kompanitë e organizatat të ndryshme përmes avantazheve që ajo ofron, siç janë: fleksibiliteti, shkallëzueshmëria, elasticiteti dhe reduktimi i shpenzimeve. Ajo ofron metodën “pay as you go” përmes së cilës paguhet vetëm për shërbimin që shfrytëzohet duke mos bërë shpenzime shtesë. Të dhënat transferohen, përpunohen dhe ruhen në infrastrukturat e shërbimeve Cloud për të cilat shërbime përgjegjës janë ofruesit Cloud.
Krahas benefiteve të Cloud Computing, organizatat e sektorit publik në fillim kanë pasur mëdyshje për implementimin e teknologjisë së Cloud Computing për shkak të pasigurisë që kanë pasur në lidhje me sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave.
Hulumtimet e bëra në këtë punim të diplomës do të ndihmojnë në identifikimin e këtyre faktorëve që shkaktojnë pasigurinë dhe trajtimin e tyre përmes modeleve dhe framework-ve që do të ndihmojnë në adoptimin e Cloud Computing.
Kjo temë rezulton me disa rekomandime që organizatat duhet t’i kenë parasysh para se të kalojnë në Cloud, kurse rastet studimore dhe sondazhet e analizuara do të ndihmojnë në inkurajimin e organizatave për të ruajtur të dhënat e tyre në Cloud.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1735
Recommended Citation
Hoxha, Krenare, "CLOUD COMPUTING ADOPTION IN PUBLIC SECTOR" (2019). Theses and Dissertations. 1468.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1468