Date of Award

7-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Binak Beqaj

Language

Albania

Abstract

Shkolla është një institucion i projektuar për mësimin e nxënësve në fusha të ndryshme nën udhëheqjen e mësimdhënësve. Për fushën e artit, konkretisht atij muzikor funksionojnë shkollat e veçanta, që janë institucione edukative të specializuara për edukimin muzikor, si vatra të edukimit dhe arsimimit muzikor të nxënësve dhe burim frymëzimi për krijuesit e rinj.

Marrë për bazë që shkolla aktuale e muzikës në Prizren është ndërtuar para 81 vitesh dhe mësimi zhvillohet në një objekt i cili minimalisht i plotëson standardet e një vatre të edukimit muziksor, në të cilin në vazhdimësi paraqiten pengesa në zhvillimin adekuat të mësimit, si një arkitekte e ardhshme përmes këtij punimi kam projektuar shkollën e re të muzikës “Lorenc Antoni” në një lokacion më adekuat që përmbushë kushtet për një zhvillim sa më bashkëkohor të mësimit.

Për ta realizuar projektin në fjalë kam shfrytëzuar literaturë ndërkombëtare, përmes së cilës jam informuar më në detaje rreth shkollave në përgjithësi dhe atyre të muzikës në veçanti, kam vizituar gjithashtu shkollat e muzikës në Republikën e Kosovës, kam shikuar filma dhe dokumentarë nga të cilët jam rritur në aspektin profesional, bazuar në njohuritë e marra kryesisht rreth historikut të shkollave, gjegjësisht, evoluimit të tyre ndër vite.

Kam shfrytëzuar programet kompjuterike, si “Photoshop” për analiza dhe editim të projektit, “Archicad” për projektimin e objektit, “3DsMax” për vizualizimin e enterierit, “Lumion” për vizualizimin e eksterierit dhe “Twinmotion” për realizimin e animacioneve.

Duke u bazuar në punën dhe përkushtimin tim rreth këtij punimi, shpresoj që kam arritur që projekti im të konsiderohet i suksesshëm dhe të gjejë zbatimin e duhur.

Si tërësi projekti ka rezultuar nga hulumtimet e bëra për shkollat e muzikës në vende të ndryshme, pastaj duke përfshirë edhe analizat e gjendjes aktuale të lokacionit dhe më e rëndësishmja duke u bazuar në standardet për projektimin e shkollave të muzikës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.815

Included in

Architecture Commons

Share

COinS