Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Besnik Qehaja

Language

Albanian

Abstract

Në jetën tonë të sotme ne gjithmonë duhet të merremi me informacionin që luan një rol të rëndësishem në jetën tonë.Njëra nga burimet kryesore të informacionit është padyshim interneti.Gjërat që na rrethojnë po veprojnë me zgjuarsi dhe po e bëjnë jetën tonë njerëzore më të mençur.Këto gjëra veprojnë me zgjuarsi pasi janë të lidhura me internetin dhe kështu quhen “Internet of Things (IoT)”.Pajisjet e IoT mbledhin dhe i shpërndajnë informatat direkt me njëra tjetrën në cloud platforma, duke e bërë të mundur grumbullimin, ruajtjen dhe analizimin e të dhënave më shpejtë dhe më saktë.IoT ofron një premtim të madh në fushën e kujdesit shëndetësor, ku parimet e tij tashmë janë aplikuar për të rritur cilësinë e kujdesit, për të përmirësuar qasjen në kujdes dhe për të ulur koston e kujdesit.Shumë aplikacione të kujdesit shëndetësor përdorin teknologji të ndryshme që ofrojnë kujdes për njerëzit që jetojnë në vende të largëta.Në ketë punim përmenden se cilat janë komponentet e nevojshme për të ndërtuar një sistem të mençur, cilat janë sfidat e implementimit të IoT në sistemet e kujdesit shëndetësor si nga aspekti i sigurisë, digjitalizimit, standardizimit të dhënave dhe pajisjeve, ku gjen zbatim implementimi i saj në sistemet e kujdesit shëndetësor dhe implementimi i IoT në sistemet e monitorimit e cila përdoret për monitorimin e shenjave vitale në jetën e përditshme, impaktin që e ka sjellur kjo teknologji në fushën e kujdesit shëndetësor si dhe të rejat që do të na sjellë kjo teknologji në të ardhmen.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1733

Share

COinS