Date of Award

Winter 2-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Architecture and Spatial Planning

First Advisor

Petrit Ahmeti

Language

Albanian

Abstract

Tema ime e diplomës ka të bëj me anën ekologjike dhe efiçiente të ndërtimit, pasi kjo duhet të jetë një ndër kushtet kryesore që duhet të plotësojë një ndërtesë. Duke marr parasysh që shtëpitë tona janë konsumuesit kryesorë të energjisë nga shumë burime atëherë kjo ka zgjuar interesim të madh që të vazhdoj në këtë drejtim në krijimin e temës. Qëllimi ka qenë që kjo vilë të shkaktoj sa më pak ndotje në ambient por edhe të konsumoj dhe të shpenzoj sa më pak energji. Një vilë e tillë përmban elemente të ndryshme të cilat e bëjnë të jetë një vilë efiçiente. Këto elemente apo karakteristika përfshijnë izolimin e duhur, përzgjedhja e dritareve dhe dyerve adekuate, ngrohja, ventilimi, ndriqimi etj. Gjithashtu të jetë një bërthamë e cila nuk do lejoj që ajri i ftohtë dhe i ngrohtë të depërtoj nga ambientet e jashtme brenda dhe anasjelltas. Këto janë disa nga karakteristikat që e bëjnë të dalloj nga ndërtesat tjera të rëndomta të cila nuk janë në përputhje me kodin e shpenzimit dhe konsumit të energjisë. Mbi të gjitha idea kryesore ka qenë që një vilë e tillë të shërbej si model për ndërtesat tjera në Kosovë, që në të ardhmen të projektohet gjithmonë duke marr parasysh edhe anën ekologjike dhe efiçiente të ndërtesës.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.691

Included in

Architecture Commons

Share

COinS