Date of Award

Summer 7-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mirjeta Domniku

Language

Albanian

Abstract

Në këtë punim do të trajtoj rendësin dhe rolin e faktorëve të përformancës, si një ndër komponentët kryesor që kanë ndikim në rritjen e kompanisë. Ku do të ofrohet njohuri se sa kanë ndikim këta faktorë dhe cili është roli I tyre në përgjithësi. Në veçanti do të trajtohet si rast studimi kompania Grem Logistic Trading "Gremlog" – Dubai.

Faktorët e përformancës si: menaxhimi i burimeve njerëzore, marketingu, menaxhimi përformancës dhe sistemi I menaxhimit të përformancës, shpërblimi, motivimi, dhe vlerësimi do të paraqiten hollësisht gjatë hulumtimit tek shqyrtimi i literaturës. Pasi që hulumtime dhe studime të mëhershme theksojnë se faktorët e përformancës kanë ndikim të rëndësishëm për të gjitha kompanitë, që të shihet se a vlen kjo edhe për kompaninë ”Gremlog” kemi pyetjen hulumtuese: A kanë ndikim faktorët e përformancës në rritjen e kompanisë ?

Ky qëllim do të testohet në bazë të hipotezave të ndërtuara:

H0 Faktorët e përformancës nuk kanë ndikim në rritjen e kompanisë.

HA Faktorët e përformancës kanë ndikim në rritjen e kompanisë.

Metoda që përdoret për të mbledhur të dhënat në këtë studim u realizua mbi bazën e hartimit dhe shpërndarjes së një pyetësori punonjësve të ndërmarrjes “Gremlog”. Në bazë të përgjigjeve të marra nga ky pyetësor si dhe përmes hulumtimit të bërë arritëm të ofrojmë këtë përfundim: Faktorët e përformancës ndikojnë mjaft shumë në rritjen e kompanisë “Gremlog”, ku ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve, synimet e zhvillimit të kompanisë janë reale dhe produktive, ka të pranishëm disiplinën dhe profesionalizmin e stafit punonjës dhe menaxhues e të tjera. Pra, pranohet hipoteza alternative.

Një ndër rekomandimet që i ‘u drejtohet kompanisë është që me veprimtarinë e tyre ricikluare të mbetjeve ndërtimore të vijnë edhe në vendin tonë, në Kosovë. Si dhe të zgjerojnë veprimtarinë e tyre duke ricikluar edhe mbetjet spitalore, pasi që i kanë në posedim makineritë e duhura.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1767

Included in

Business Commons

Share

COinS