Date of Award

Spring 4-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Kushtrim Dragusha

Language

Albania

Abstract

Identifikimi Radio Frekuencor (Radio Frequency Identification - RFID) është teknologji identifikimi automatik që duke përdorur radio valët transmeton informata shumë fleksibile në lidhje me një objekt të caktuar, person apo gjësend. Me ndihmën e sistemeve RFID dhe sidomos me zhvillimin e atyre NFC (NearFieldCommunication) kjo lloj teknologjie ka tërhek interes dhe ka gjetur zbatim shumë të madh në mbarë botën në shumë fusha të ndryshme. Në këtë punim është bërë një studim dhe shtjellim i temave të ndryshme lidhur me teknologjinë RFID duke filluar prej koncepteve bazë si verifikimi, identifikimi dhe performaca e ketyre llojeve të teknologjisë, është bërë shtjellim dhe studim mbi teknologjite kryesore RFID frekuencat e funksionimit te tyre ( 125 kHz; 13.5 mHz; NFC ). Janë shqyrtuar gjithashtu qështjet e sigurise së këtij sistemi, ndërhyrjet e sistemeve tjera llojet e sulmeve dhe format e tyre, mbrojta nga lloje të caktuara të sulmeve pra në përgjithësi është studiuar për të mirat dhe përparësitë që na i ofron kjo teknologji gjithmonë duke mos e anashkaluar edhe problemet që ka kjo forme komunikimi por që dita ditës po eliminohen dhe po e sjellin këtë formë të teknologjisë në nivelin e dëshiruar. Në pjesën e fundit gjithashtu është bërë një studim dhe shtjellim i rrjedhës së punës së një software që bënë autentikimin në sistemin operativ Windows duke shfrytëzuar teknogjitë RFID /NFC, formë kjo që rritë nivelin e sigurisë në qeshtjen e qasjes në paisje nga persona të paautorizuar duke i bërë të pamundura format e sulmeve nga distanca, aty pra ku nuk ka kontakt fizik ndërmjet sulmuesit dhe paisjes, ndërsa në rastet kur sulmuesi ndodhet afer paisjes e bënë shumë të vështirë sulmin pasi që është i ndërtuar në atë formë. (Përveq fjalëkalimit duhet poseduar edhe RFID kartela ose ne rastin NFC duhet patur telefonin NFC të userit legjitim)

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1649

Share

COinS