Date of Award

Fall 9-2015

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Mustafë Hasani

Language

Albanian

Abstract

Në mënyrë që të arrihet një nivel i caktuar i mirëqenies së popullatës dhe një shkallë e caktuar e stabilitetit politik,qeveritë kombëtare të vendeve të ndryshme kanë për synim arritjen e një ekuilibri ekonomik.Këto qeveri,më anë të instrumenteve të ndryshme(siç është politika fiskale) të cilat i kanë në dispozicion, tentojnë që të bëjnë stimulimin e rritjes ekonomike dukeafektuar shkallën e papunësisënëpërmjet mbledhjes së tatimeve, shpërndarjes së të ardhurave si dhe nëpërmes stimulimeve të ndryshme të sektorit privat si dhe punojnë shumë drejt arritjes së objektivave makroekonomike.

Politika fiskale ndikon drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë në ekonominë e vendit.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme luajnë një rol të rëndësishëm në ekonomitë në tranzicion për shkak të disa karakteristikave të tyre të veçanta: fleksibiliteti, adaptimi i shpejtë, burokraci minimale; dhe funksione të veçanta siç janë: krijimi i vendeve të reja të punës, promovimin aktiv të risive, si dhe duke krijuar një mjedis konkurrues. Stimuj të ndryshëm të politikës janë në gjendje të ndikojnë në zhvillimin dhe rritjen e sektorit të NVM-ve. Megjithatë, krijimi i një politikë të duhur tatimore është një nga faktorët kyç në këtë proces.

Ne kushtet ekonomike dhe sociale në të cilat ndodhet Kosova,zhvillimi i ndërmarrjeve te vogla dhe te mesme luan rol parësor përveq se të rëndësishëm.

Kjo temë është një çështje interesante, sepse, pavarësisht nga efektet pozitive që ky sektor gjeneron dhe do të jetë në gjendje të gjenerojë në ekonomi, veprimtaria e tyre është më e vështirë dhe shpesh pothuajse e pamundur për shkak te masave dhe kufizimeve fiskale të cilat ceken në ligjet mbi veprimtarinë e tyre,e me të cilat NVM-te duhet të pajtohen.

Tema është zhvilluar duke u bazuar në literaturën e gjerë ekzistuese në lidhje me rritjen dhe zhvillimin e NVM-ve.Gjatë përgatitjes së kësaj teme janë përdorur metoda te ndryshme kerkimore si analiza përshkruese,metoda krahasuese dhe pyetësori, në studimin e zhvillimit të NVM-ve si dhe ndikimin e politikës fiskale në zhvillimin e tyre.

Zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme është i ndikuar shumë nga niveli i taksave, dhe administrimi i tyre,prandaj është më se e nevojshme arritja e një ekuilibri ideal ndërmjet këtyre variablave kyçe.

DOI

10.33107/ubt-etd.2015.1969

Included in

Business Commons

Share

COinS