Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albanian
Abstract
Siguria e të dhënave në rrjetë është berë pjesë e rëndesishme e institucioneve dhe bizneseve pasi në rrjetë bëhet shkembimi i informacioneve nepër vende të ndryshme. Qellimi i këtij studimi është që të bejmë një hulumtim global dhe lokal për sigurinë e të dhënave në rrjetë.
Siguria e rrjetit është çdo aktivitet i dizajnuar për të mbrojtur përdorshmërinë dhe integritetin e rrjetit tuaj dhe të dhënave. Ai përfshin teknologjinë harduerike dhe softuerike. Siguria efektive e rrjetit menaxhon qasjen në rrjet. Ajo synon një shumëllojshmëri të kërcënimeve dhe i ndalon ato të hyjnë ose të përhapen në rrjetin tuaj.
Problemi i sigurisë së rrjetit në përgjithësi përfshin sigurinë e sistemit të rrjetit dhe sigurinë e të dhënave, në mënyrë të veçantë, ajo i referohet besueshmërisë së sistemit të rrjetit, konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së informacionit të të dhënave në sistem. Problemi i sigurisë së rrjetit ekziston në të gjitha shtresat e rrjetit kompjuterik dhe objektivi i sigurisë së rrjetit është të ruajë konfidencialitetin, origjinalitetin, integritetin, besueshmërinë, disponueshmërinë dhe aftësinë e auditimit të rrjetit.
Gjatë këtij studimi kemi treguar se sa është e rrezukuar Kosova (bizneset Kosovare) nga sulmet kibernetike, cila është strategjia për parandalimin dhe menaxhimin të rrjetës në rastë sulmi apo demtim te rrjetes në Kosove.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1751
Recommended Citation
Krasniqi, Shkëlqim, "SIGURIA E TË DHËNAVE NË RRJETË" (2019). Theses and Dissertations. 1482.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1482