Date of Award
Summer 6-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Kapitali njerëzor është burimi themelor i rritjes ekonomike. Është çelësi për rritjen e efikasitetit ekonomik. Dihet se investimet në arsim rrisin fuqinë punëtore të kualifikuar, e cila rrit produktivitetin e punës dhe kështu do të ketë rritje ekonomike në mënyrë të vazhdueshme drejt një niveli më të lartë të ekuilibrit të ekonomisë. Arsimi në çdo kuptim është një nga faktorët themelorë të zhvillimit. Asnjë vend nuk mund të arrijë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pa investime të konsiderueshme në kapitalin njerëzor. Arsimi pasuron të kuptuarit e njerëzve për veten dhe botën. Ai përmirëson cilësinë e jetës së tyre dhe çon në përfitime të gjera sociale për individët dhe shoqërinë. Arsimi rrit produktivitetin dhe kreativitetin e njerëzve dhe promovon sipërmarrjen dhe përparimet teknologjike. Arsim gjatë gjithë jetës dhe trajnimi i kapitalit njerzor sot konsiderohet si një komponent thelbësor i strategjive zhvillimore të BE –së. Ky është një faktor kyç për rritjen e vazhdueshme dhe të qendrueshme të ekonomisë, për të permirësuar konkurrueshmërin dhe punësimin. Në këtë punim përmes literaturës së mbledhur dhe analizave empirike të realizuar jam mundur që të analizoj lidhjen mes investimeve në arsim dhe rritjes ekonomike dhe si këto investime në arsim ndikojn në punësim. Rritja ekonomike e qëndrueshme ka një rëndësi jetësore për të gjithë ekonomitë e vendeve, sidomos për vendet në zhvillim si Kosova e cila është përpara sfidave të stabilitetit makroekonomik e politik, uljes së papunësisë dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1887
Recommended Citation
Krasniqi, Taulant, "INVESTIMET NË ARSIM DHE NDIKIMI I TYRE NË RRITJEN EKONOMIKE NË KOSOVË" (2019). Theses and Dissertations. 1841.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1841