Date of Award
Summer 7-2019
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Naim Preniqi
Language
Albania
Abstract
Aktualisht, në të gjithë botën, energji e madhe elektrike konsumohet nga dritat e rrugës, të cilat automatikisht ndizen kur bëhet errësirë dhe automatikisht fiken kur bëhet dritë. Kjo është humbje e madhe e energjisë në të gjithë botën dhe duhet të ndryshohet. Qëllimi kryesor i sistemeve të dritave të zgjuara të rrugëve është që dritat të ndizen kur është e nevojshme dhe dritat të fiket kur nuk nevojiten. Sjellja ideale e sistemit të dritave të zgjuara të rrugëve është të bëhet ndezja e dritave të rrugës gjatë natës në mënyrë efiçiente dhe efektive. Sa herë që dikush kalon pranë dritave të rrugëve, ato ndizen dhe sa herë që askush nuk kalon pranë dritave të rrugës, ato fiken. Sistemi i dritave të zgjuara të rrugëve përbëhet nga dritat LED, sensorë të ndriçimit, sensorë të lëvizjes dhe rrjete të komunikimit në distancë të shkurtër. Dritat ndizen përpara se këmbësorët dhe automjetet të vijnë dhe të fiken ose të zvogëlojnë shkëlqimin kur nuk ka njeri. Do të jetë e vështirë për këmbësorët dhe shoferët e automjeteve që të dallojnë dritat e mençura të rrugëve tona dhe dritat e rrugëve konvencionale sepse dritat e mençura tona të rrugëve të gjitha lëshohen përpara se të vijnë automjetet. Ky punim ka për qëllim që të kontribuojë në njohuritë lidhur me përfitimet potenciale të këtij projekti, si dhe sfidat që mund ta kaplojnë atë.. Konkludimi i studimit do të ndihmojë studiuesit dhe praktikuesit e këtij fenomeni të kuptojnë më mirë se cilat benefite tashmë janë duke u përdorur në praktikë dhe se si mund të realizohen më së miri.
DOI
10.33107/ubt-etd.2019.1664
Recommended Citation
Buzaku, Shyhrete, "SMART CITY LIGHTS" (2019). Theses and Dissertations. 1484.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1484