Date of Award

Spring 3-2019

Document Type

Thesis

Degree Name

Bachelor Degree

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Language

Albanian

Abstract

Çështjet e sigurisë së informacionit janë kritike për individët, institucionet dhe kompanitë në të gjithë botën. Në ditët e sotme është e vështirë të konsiderojmë plotësisht të sigurt një sistem kompjuterik pa teknologjinë e shifrimit. Shifrat dhe algoritmat kriptografikë janë mekanizmat bazë për mbrojtjen e të dhënave dhe komunikimeve.

Teknologjitë kriptografike janë duke avancuar: teknika të reja sulmesh, dizenjime dhe implementime algoritmash që studiohen gjerësisht. Ndaj është e rëndësishme të analizojmë strukturën e tyre, efiçensën dhe metrikat e skalabilitetit në varësi të asaj që na duhet. Ne jemi të interesuar në analizimin e algoritmave kriptografike, veçoritë e forta kriptografike dhe sulmeve kriptoanalitike. Ruajtja e të dhënave në sistemet e sotëm përbën një tjetër sfidë pasi kemi një sërë shërbimesh cloud dhe programesh të cilat procesojnë të dhënat tona dhe mundësitë për të aksesuar në to janë mjaft të larta. Ndaj është e domosdosshme që të njohim mirë skenarin e operimit të të dhënave dhe të përcaktojmë mbrojtjen më të mirë në aspektin kriptografik.

Duke studiuar aplikacionet dhe zhvillimin e praktikave të sigurisë në vendin tonë, vihet re një rritje në përdorimin e programeve dhe shërbimeve të ndryshëm në Internet si programet e kontabilitetit, teknologjitë cloud dhe aplikimin e produkteve dhe aplikacioneve kryesisht në banka.

DOI

10.33107/ubt-etd.2019.1741

Share

COinS