Date of Award

Fall 9-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Computer and Information Science (MCIS)

Department

Computer Science

First Advisor

Bertan Karahoda

Second Advisor

Ramiz Hoxha

Language

Albanian

Abstract

Tani më ne jemi deshmitar se në të gjitha organizatat të vogëla apo të mëdha , private apo publike, shërbimet mvaren nga shërbimet e sistemeve të informacionit. Ku në thelb të çdo sistemi të tillë të informacionit ka një bazë të dhënash. Ashtu edhe te ne në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) zhvillimet dhe shërbimet mvaren nga baza e shënimeve. Këto baza të shënimeve përmbajnë të dhëna të ndijëshme për organizaten dhe për përsonat juridik e fizikë si: informacionet financiare ,transakcionet dhe të gjitha informatat tjera . Organizatat gjithmonë janë përballur me sfidat për mbrojtjen e të dhënave konfidenciale nga të qenit të ekspozuar ndaj përsonave apo subjektëve të paautorizuara. Sot së bashku me sulmuesit e jashtëm , shumë shkelje bëhen edhe nga sulmuesit e brendshëm d.m.th të punësuarit të cilët kanë qasje të brendshme në sistemet e organizatës . Sipas anketës Cyber Security Watch 2014 , kemi më shumë sulme nga jashtë , por sulmet e brendshme janë parë të jenë më të rrezikshme dhe më të kushtueshme për organizatën . Ky studim zbuloi se kërcnimi i brendëshem prej 32 % është më i kushtueshme në krahasim me 53% të vitit të kaluar . Këto kërcënime pra kërcenimet e brendshme po bëhen edhe më të sofistikuara e me numër në rritje të mjeteve të automatizuar që po janë të gatshme në dispozicion. Rasti më i freskët është rasti me “Panama Papers” i personit te ashtuquajtur John Doe i cili të dhënat e zyrës ligjore panameze “Mossack Fonseca” i dërgon gazetës prestigjioze gjermane “Süddeutsche Zeitung” . Si është gjendja e tanishme e sigurisë së bazës së të dhënave , kërcenimet e mundshme dhe masat parandaluese të këtyre kërcenimeve në Administraten Tatimore të Kosovës.

Ky punim trajton kërcenimet në sigurinë e bazës së të dhënave ku është marr edhe krahasimi i sigurisë në mes të bazës së të dhënave Oracle dhe Micosoft Sql, në rastin e ATK-së.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.1748

Share

COinS