Date of Award

Winter 12-2018

Document Type

Thesis

Degree Name

Master of Management (MM)

Department

Management, Business and Economics

First Advisor

Ylber Limani

Language

Albanian

Abstract

Sistemi i tanishëm fiskal në Kosovë është ndërtuar pas ndërhyrjes së bashkësisë ndërkombëtare dhe pas vendosjes së administratës së OKB-së në Kosovë. Ky sistem, esenca e të cilit qëndron në grumbullimin e të hyrave buxhetore dhe mënyra se si të shpenzohen ato të hyra, është ndërtuar si një sistem tërësisht i ri, ndërsa një kontribut të pamohueshëm në ndërtimin e këtij sistemi e ka dhënë edhe bashkësia ndërkombëtare. Për ndërtimin e këtij sistemi janë marrë për bazë praktikat dhe përvojat sipas standardeve të avancuara botërore.

Është analizuar ndikimi i legjislacionit tatimor i cili do të ketë efekte në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe ndikimi në veçanti i tatimit mbi vlerën e shtuar. Gjatë, këtij punimi është analizuar në mënyrë të detalizuar implementimi i TVSH-së, format, karakteristikat, efektet e tij në ndërmarrjet. Gjithashtu, është analizuar për së afërmi, kur një ndërmarrje duhet të jetë deklarues e TVSH-së, mënyrë e paraqitjes, format e llogaritjes së TVSH-së së llogaritur, TVSH-së së zbritshëm si dhe trajtimi në librat financiar dhe format e deklarimit.

Theks të veçantë, i është kushtuar normës tatimore si dhe të drejtat e zbritjes së TVSH-së, TVSH-ja pa të drejtën e zbritjes si dhe mënyra dhe format e kërkimit të rimbursimit. Pas, analizës së realizuar mbi TVSH-së janë nxjerrë konkluzione të rëndësishme mbi ndryshimin e ligjit aktual të TVSH-së, si dhe ndryshimit të shkallëve tatimore, duke i aplikuar më shumë përshkallëzime të normës tatimore, të cilët do të kenë efekt në përmirësimin e kostos sociale të shoqërisë sonë.

DOI

10.33107/ubt-etd.2018.2783

Included in

Business Commons

Share

COinS