Date of Award
Winter 2-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Management, Business and Economics
First Advisor
Feim Brava
Language
Albanian
Abstract
Në këtë temë diplome trajtohet motivimi i puntorëve. Në fillim kemi një shqyrtim të literaturës ku shpjegohet se si të motivohen punëtorët, objektivat, rolet e motivimit, teoritë, si dhe nxitja e motivimit të punëtorëve në kompani. Në këtë punim janë të paraqitura mënyrat e motivimit të punëtorëve në disa fusha që kompanitë kosovare, por edhe më gjerë hasin në implementimin e tyre. Gjithashtu, në bazë të hulumtimeve primare dhe atyre sekondare kam bërë një rast studimi në të cilën trajtohet si temë, se si kompania në fjalë përdor metoda për motivimin e punëtorëve. Në fund të këtij punimi do të mësojmë se cilat janë përfitimet dhe rekomandimet për ta motivuar një puntor. Motivimi dhe performanca e punonjësve janë dy faktorë të cilat kërkojnë të shohin se si punëtorët më të mirë mund të motivohen për të arritur performancë të lartë brenda një kompanie apo organizate. Ata të cilët kontrollojnë politikat e këtyre faktorëve janë menaxherët dhe sipërmarrësit, të cilët duhet të sigurojnë që kompanitë ose organizatat të kenë një personel kompetent që është i aftë për t'a përballuar këtë detyrë. Kjo na çon në çështjen problematike të këtij hulumtimi se "pse nuk është një motivim i mjaftueshëm për performancë të lartë?". Kjo arsye përcakton faktin se paraja që përdoret si motiv dhe për performancë të lartë, nuk është e vetmja siç e përshkruajnë shumica e njerëzve, por kemi nevojë të shqyrtojmë aspekte të tjera të motivimit që nuk janë domosdoshmërisht të holla.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1799
Recommended Citation
Babatinca, Lirim, "SI TË MOTIVOHEN PUNËTORËT?" (2018). Theses and Dissertations. 1662.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1662