Date of Award
Winter 12-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Computer Science
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albania
Abstract
Ky punim është përpjekja ime për ta trajtuar çështjen e menaxhimit të rrezikut të sigurisë së informacionit si dhe aspektin se si rreziku perceptohet nga organizatat. Gjatë punimit nuk kam bërë ndonjë dallim të theksuar nga ajo se si organizatat apo kompanitë lokale në Kosovë operojnë krahas atyre ndërkombëtare; kjo sepse, ka pak dallim në mënyrën që operojmë. Si në Kosovë ashtu edhe ndërkombëtarisht organizatat janë të vëna përballë një rreziku që ka formën ndoshta edhe natyrën e njëjtë, përveç probabilitetit që mund të jetë më i madh bazuar në natyrën e organizatës dhe perceptimit global që ka, edhe në vendin tonë institucionet, organizatat dhe kompanitë lokale përballen me rrezikun e njëjtë; mirëpo në sasi dhe frekuence më të vogël. Për më shumë, përmes këtij punimi do ta shtjellojmë më në detaje procesin e menaxhimit të rrezikut, hapat dhe konsiderimet që duhet të mirën parasysh për të konsideruar se është bërë menaxhim i duhur dhe i nevojshëm për siguri të informacionit. Do të diskutohen format dhe mënyrat që konsiderohen si praktika të përshtatshme të menaxhimit të rrezikut në industrinë e informacionit dhe sigurisë.
Së dyti, për të realizuar këtë punim është përdorur kjo metodologji hulumtimi: 1. Secondary research (kërkim dytësor) – që është përdorur për të studiuar konceptet teorike të definimit të sistemeve të informacionit, rrezikut, kërcënimeve etj., për ta kuptuar më mirë se si procesi i menaxhimit të rrezikut shihet si koncept në boten e teknologjisë informative dhe nga ekspertë të fushës së sigurisë së informacionit, dhe ndikimin që ekspertë të kësaj fushe e shohin që siguria e informacionit ka në operacionet e organizatave apo kompanive. Për këtë janë përdorur artikuj studimor nga burime të besueshme vendore dhe ndërkombëtare, me theks te veçantë në studimet e bëra nga Instituti Kombëtar për Standarde në Teknologjinë e SHBA-ve. 2. Përveç kësaj, janë përdorur këto të dhëna dhe metoda: janë mbledhur hulumtime lidhur me përshkrimin e procesit te menaxhimit të rrezikut, sigurisë së informacionit. Përmes analizës përshkruese dhe krahasuese janë analizuar citimet nga autore te ndryshëm. Janë shtjelluar hulumtime të ndryshme ndërkombëtare lidhur me temën tonë, ku janë përdorur metoda analitike, përshkruese dhe krahasuese.
Si përfundim, përmes këtij punimi synohet që të ofrohet disa lehtësime në informimin në lidhje me hapat në menaxhimin e rrezikut të sigurisë së informacionit. Ky hulumtim po bëhet me qëllim për të parë rolin dhe efektin menaxhimit ndaj rrezikut te sigurisë së
4 informacionit, përmes këtij punimi do të ndërtohet baza teorike se cilat rrugë duhet të ndiqen për të bërë menaxhim të rrezikut. Do të analizohen metodat dhe format e propozuara për menaxhim të rrezikut si dhe do të nxirren përfundime rreth metodave që janë në dispozicion.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.1662
Recommended Citation
Perçuku, Valon, "Menaxhimi i Rrezikut të Sigurisë së Informacionit" (2018). Theses and Dissertations. 1489.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/1489