Date of Award
Summer 6-2018
Document Type
Thesis
Degree Name
Bachelor Degree
Department
Information Systems and Security
First Advisor
Blerton Abazi
Language
Albanian
Abstract
Dita ditës avancimi i teknologjisë dhe përdorimi i internetit ka kufizuar privatësinë tonë. Ndarja e shumë informatave në internet është bërë e pashmangshme dhe në masë te madhe heq barrierat mes asaj se çka duhet të jetë private dhe çka publike. Pikërisht për këtë arsye kjo tematikë do të jetë si një lloj thirrjeje dhe përkujtimi i gjendjes aktuale të privatësisë në internet, si dhe rreziqet që mund të vijnë për shkak të kësaj gjendjeje.Si rezultat i internetit të dhënat tona private nuk janë më private. Ironikisht përdoruesit vazhdojnë të japin të dhënat e tyre personale kudo që ju kërkohen gjë që është mjaftë shqetësuese.Privatësia në internet është një e drejtë themelore e njeriut.
Pra në këtë kohë kur sfida e shumicës së njerëzve është të fitojnë sa më shumë para dhe të arrijnë majat më të larta të suksesit, ka te atillë që këtë e bëjnë me pandershmëri të plotë. Janë të shumtë ata të cilët marrin pa të drejtë identitetin online të të tjerëve dhe që manipulojnë me të dhënat e tyre.
Kjo temë është e rëndësishme për shumë arsye. Fillimisht, të kuptuarit e rëndësisë së privatësisë në internet dhe krimeve kibernetike dhe ndërlidhjen mes tyre , pastaj të kuptuarit e nivelit të saj dhe se sa ekziston një gjë e tillë janë pikat kyçe që do trajtohen në këtë temë. Kjo do të na ndihmojë që në të ardhmen të dijmë si të ruajmë privatësinë tonë në internet dhe si të mbrohemi nga krimet kibernetike dhe se çfarë duhet të bëjmë për këtë.
Qëllimi i këtij punimi është të hulumtojmë lidhur me sigurinë dhe privatësinë e të dhënave tona për sigurinë kibernetike, se sa ruhet privatësia jonë se sa ne duhet të kemi kujdes me të dhënat tona, se si duhet t’i mbrojmë të dhënat tona personale në internet, se a mbrohen të dhënat tona personale me ligje në vendin tonë e shumë aspekte të tjera që tregojnë rëndësinë e privatësisë.
DOI
10.33107/ubt-etd.2018.728
Recommended Citation
Pllana, Besarta, "NDIKIMI I KRIMEVE KIBERNETIKE DHE PRIVATËSIA NË INTERNET" (2018). Theses and Dissertations. 807.
https://knowledgecenter.ubt-uni.net/etd/807